Për shkak të gjendjes shëndetësore, Sabit Geci intervistohet në Prishtinë

Për shkak të gjendjes shëndetësore, Sabit Geci intervistohet në Prishtinë

Ky fillimvit pritet ta aktivizojë edhe më shumë se vitin që lamë pas Prokurorinë e Specializuar të Hagës. Pas dërgimit të rreth 200 ftesave për ish-udhëheqësit dhe për pjesëtarët e UÇK-së në vitin 2019, njohësit e sistemit të drejtësisë paralajmërojnë se gjatë gjashtëmujorit të parë të këtij viti (janar – qershor) mund të priten edhe […]

Avokati i akredituar nga Gjykata Speciale, Tahir Rrecaj, në një deklaratë për “Zërin” ka thënë se viti 2020 do t’i sjellë aktakuzat e para të Gjykatës Speciale. Ai po ashtu ka bërë të ditur se Sabit Geci do të intervistohet në Prishtinë e jo në Hagë, siç i ishte kërkuar. “Unë besoj që ka ftesa tjera dhe gjatë këtij tremujori të parë do të ketë edhe të tjerë të ftuar. Ende nuk kanë përfunduar hetimet dhe nuk pres që aktakuzat të ngrihen dikur deri nga fillimi i verës. Më 30 janar do të intervistohet nga prokuroria Sabit Geci dhe unë jam mbrojtësi i tij. Ai do të intervistohet në Prishtinë, pavarësisht se thirrjen e ka pasur për në Hagë, por për shkaqe shëndetësore kam kërkuar që intervistimi të bëhet në Prishtinë”.

Rrecaj po ashtu ka treguar procedurat që duhet të ndiqen, me qëllim që të ngrihen aktakuzat e para. “Procedurat janë të qarta për të gjithë ata që thirren në cilësinë e të dyshuarit ose të dëshmitarit, ajo vlerësohet nga prokurori i çështjes. Pas përfundimit të hetimeve prokurori vlerëson se a ka prova të mjaftueshme për të ngritur një aktakuzë ose nëse nuk ka mundur të sigurojë prova që vërtetojnë një dyshim të bazuar mirë se persona të caktuar kanë kryer krime, për të cilat është kompetente Gjykata Speciale, atëherë ai mund ta zhvillojë hetimin”, është shprehur Rrecaj.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?