PDK thotë se Vetëvendosja frymëzoi grupin terrorist “Syri i Popullit”, kërkon që të distancohet

Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga përfshirja në organizatën “Syri i Popullit”, pasi siç thotë PDK, LVV e formoi atë. Përmes një reagimi, thotë se dënimi i organizatës terroriste “Syri Popullit” është një lajm i mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë. “Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë […]
Partia Demokratike e Kosovës ka kërkuar nga Lëvizja Vetëvendosje të distancohet nga përfshirja në organizatën “Syri i Popullit”, pasi siç thotë PDK, LVV e formoi atë.
Përmes një reagimi, thotë se dënimi i organizatës terroriste “Syri Popullit” është një lajm i mirë për qytetarët, drejtësinë dhe sigurinë në Kosovë.
“Institucionet e Kosovës dëshmuan edhe njëherë fuqinë dhe profesionalizmin për të parandaluar, kapur dhe dënuar një grup të terroristëve të cilët kishin ndërmarrë një tentim vrasje dhe po planifikonin të vrisnin kundërshtarët politikë ku në listat e tyre të ekzekutimit figuronin udhëheqës shtetërorë, figura të partive politike dhe personalitete publike”, thuhet në reagim.
Partia Demokratike e Kosovës, shkruan tutje, “dënon fuqishëm përfshirjen e Lëvizjes Vetëvendosje e cila me qëllime dashakeqëse krijoi, frymëzoi dhe shtyri këtë grup terrorist për të eliminuar kundërshtarët politikë”.
“PDK kërkon nga Lëvizja Vetëvendosje që të distancohet nga ky grup terrorist”, thuhet në fund të reagimit të Partisë Demokratike të Kosovës./Periskopi/












