PDK në Prizren: Qeverisja e Vetëvendosjes në komunë, jotransparente

PDK në Prizren: Qeverisja e Vetëvendosjes në komunë, jotransparente

 PDK-ja në Prizren përmes një komunikate për media ka akuzuar Komunën për mos transparencë. Ajo ka renditur disa pikë që tregojnë mostransparencën e Vetëvendosjes në qeverisjen lokale në Prizren, të udhëhequr nga Mytaher Haskuka. “Një ndër indikatorët më të rëndësishëm të performancës, për çdo lloj aktiviteti përfshirë këtu edhe qeverisjen lokale dhe kryetarin e Komunës, […]

Ajo ka renditur disa pikë që tregojnë mostransparencën e Vetëvendosjes në qeverisjen lokale në Prizren, të udhëhequr nga Mytaher Haskuka.

“Një ndër indikatorët më të rëndësishëm të performancës, për çdo lloj aktiviteti përfshirë këtu edhe qeverisjen lokale dhe kryetarin e Komunës, Mytaher Haskuka, është edhe transparenca. Mungesa e transparencës në fakt do të thotë mungesë e informacionit, lidhur me atë se çka po ndodh në këtë rast në pushtetin lokal në Prizren”, thuhet në komunikatë.

Dhe, sipas PDK-së, kur ka mungesë informacioni, është e natyrshme të ketë rënie të besimit në qeverisjen lokale, e cila kishte premtuar shumë, por tek e fundit fare pa premtuar, transparenca është edhe obligim ndaj qytetarëve dhe opinionit publik.

Tutje thuhet se niveli i transparencës është matur nga shoqëria civile dhe është bazuar në disa shtylla vlerësuese:

Transparenca në zyrën e Kryetarit;

Kuvendin / Asamblenë e Komunës;

Financat komunale si dhe Transparencën në konsultim me publikun.

PDK-ja shton se vlen të përkujtohet se kryetari në fushatë ka proklamuar konceptin “transparencë radikale” nga i cili jemi shumë larg.

Kemi argumente të mjaftueshme për të konstatuar se transparenca e komunës, nuk është në nivel të duhur dhe kur e themi këtë, kemi parasysh momentet në vijim:

Në fillim të qeverisjes nga ky pushtet, mbledhjet e bordit të drejtorëve, kanë qenë të mbyllura për publikun dhe për këtë ka pasur reagime edhe nga rrjeti i OJQ-ve, mediave dhe organizatat që i përcjellin mbledhjet e bordit të drejtorëve.

Kurse tani fare nuk mbahen mbledhjet e bordit të drejtorëve, që tregon se Haskuka, nuk është transparent as ndaj bashkëpunëtorëve të tij të afërm.

Seancat e Kuvendit Komunal ka kohë që nuk transmetohen fare për opinionin publik.

Qasja në dokumentet zyrtare, e cila është e rregulluar me ligj, ku pas çdo kërkese, në një afat prej 7 ditësh, duhet të ketë një përgjigje, ka shumë raste kur qytetarëve, iu është refuzuar qasja në dokumentet zyrtare, edhe pse ligji ua garanton një të drejt të tillë.

Punësimet në të gjitha sektorët përfshirë këtu: DKA-në, Drejtorinë e Shëndetësisë etj, janë pothuajse misterioze në mungesë të informimit të duhur.

Në dhjetor të vitit të kaluar, është kërkuar seancë e jashtëzakonshme nga opozita, mirëpo për shkak të mos-transparencës, nuk ka asnjë përgjigje rreth kërkesës, për këtë seancë të jashtëzakonshme.

Flitet që mbi 5 milion euro janë suficit nga viti 2019, mirëpo për shkak të mungesës së transparencës, akoma nuk ka detaje rreth kësaj çështje të rëndësishme. Sapo të kemi informacione të sakta dhe të zyrtarizohet kjo shifër, Dega e PDK-së në Prizren, do ta mbaj një konferencë, enkas për çështjen në fjalë.

Shoqëria Civile, OJQ-të, si dhe vet Mediat, kanë shumë kritika për transparencë, e cila le shumë për të dëshiruar, sepse nuk kanë qasje se çka po zhvillohet në komunën e Prizrenit, se çka po punohet nga ekzekutivi, gjegjësisht nuk ka as informacione lidhur me vendimet që merren nga ana e kryetarit të Komunës së Prizrenit, Mytaher Haskuka.

ËEB faqja e komunës ka ngecje dhe nuk është funksionale në shumicën e kohës.

Këto dhe shumë faktorë tjerë, tregojnë për performancë të dobët, nga ana e qeverisjes lokale në komunën e Prizrenit, të udhëhequr nga Vetëvendosje.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?