PDK akuzon drejtuesit e komunës së Haskukës për ndërhyrje në tenderë

PDK akuzon drejtuesit e komunës së Haskukës për ndërhyrje në tenderë

Dega e PDK-së në Prizren, përmes një komunikate për media ka drejtuar akuza ndaj udhëheqjes së Komunës së Prizrenit, ku kryetar është Mytaher Haskuka. PDK pretendon se në këtë komunë ka ndërhyrje të eprorëve politik, ndaj punëtorëve profesional , nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tenderë. Sipas PDK-së shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare […]

Dega e PDK-së në Prizren, përmes një komunikate për media ka drejtuar akuza ndaj udhëheqjes së Komunës së Prizrenit, ku kryetar është Mytaher Haskuka.

PDK pretendon se në këtë komunë ka ndërhyrje të eprorëve politik, ndaj punëtorëve profesional , nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tenderë.

Sipas PDK-së shefja e kabinetit të kryetarit, Krenare Koqi dhe Levent Kasëmi drejtor, e kontrollojnë çdo dosje të tenderit, përkatësisht i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit.

Njoftimi i plotë:

Një nga indikatorët e performancës, në këtë rast të kryetarit të Prizrenit z. Mytaher Haskukës, të stafit të tij të ngushtë por edhe të drejtorëve që ai i ka zgjedhur, është edhe një dukuri, e cila dukshëm kufizon kapacitetet, për të menaxhuar me komunën, në të gjitha aspektet dhe të gjitha segmentet e saja.

Flasim për:
Ndërhyrjet sistematike të eprorëve politik, kundrejt punëtorëve profesional, nëpër komisione të ndryshme, jo vetëm për tendere.

Duke u bazuar në ligjin për prokurimin publik, në udhëzuesin dhe rregullat e prokurimit publik, zyra e prokurimit, ka kompentencë dhe obligim ligjor të pregadis dosjen e tenderit, përkatësisht kushtet dhe kriteret.

Njësitë kërkuese, në këtë rast drejtoritë përkatëse, kanë kompetencë dhe obligim ligjor, të pregadisin paramasat dhe parallogaritë, projektin detal ose ideor, si dhe termat e referencës.

Në këtë kontekst, ajo që po ndodh, është shkelje ligjore:
Konkretisht flasim me emra: znj. Krenare Koqi-shefe e kabinetit të kryetarit si dhe z. Levent Kasëmi një nga drejtorët e akuzuar, në mënyrë antiligjore, e kontrollojnë çdo dosje të tenderit, përkatësisht i bëjnë kushtet dhe kriteret në dosje të tenderit.

Këta dy zyrtarë, i pregadisin kushtet dhe kriteret enkas për një entitet ekonomik. Për shembull e vendosin si kriter një material, që e ka vetëm një biznes dhe që ka monopol, për t’i dhënë atij biznesi përparësi në tender, e që ky veprim është antiligjor. Këtë e bëjnë në bashkëpunim me një familijar të afërt të znj. Krenare Koqit.

Ky person direkt apo indirekt, bënë ndërhyrje dhe pazare me biznese të caktuara për ta dhënë – marr një tender, pra kemi veprime të tipit jep e merr, atë që në fakt po e shohim edhe në nivel qendror dhe si pasojë e kësaj mënyre të mendimit dhe veprimit, nuk po mundet as qeveria të formohet, tash e sa muaj të tërë.

Shkelje tjera nga këta dy persona zyrtar janë:

• Ndërhyrjet në komisionet e vlerësimit të tenderëve;
• Ndërhyrjet në komisionet e pranimit të punëtorëve;
• Ndërhyrjet në komisionet e shpërndarjes së donacioneve të bujqësisë;
• Ndërhyrjet në komisionet e ankesave dhe komisioneve diciplinore, karshi punëtorëve të komunës;
• Ndërhyrjet në zyrën ligjore dhe në zyrën e auditimit.
Për të gjitha këto ndërhyrje, ka reagime të personave të dëmtuar, porse nga frika e pasojave nga zyrtarët komunal, të cilët i’u kërcënohen, nuk po guxojnë të dalin publikisht dhe të flasin lirshëm.

Ka informacione të besueshme, se zyrtarët në fjalë, nuk hezitojnë që edhe përmes e-mailave zyrtare, të japin instrukcione rreth veprimeve antiligjore, për kurdisje të tenderëve.

Ne nuk mund të kemi qasje në këto të dhëna, prandaj ftojmë organet e drejtësisë, që të mirren me këto çështje dhe të veprojnë konform kompetencave të tyre ligjore.

Momenti tjetër në këtë kontekst është edhe: Skadimi i kontratës së furnizimit me rrymë dhe mirëmbajtjes së ndriçimit publik.

Pasi që kontrata për ndriçim publik ka skaduar, si pasojë e kësaj, qytetarët e Komunës së Prizrenit tashmë po ballafaqohen me mungesë të ndriçimit publik në rrugët e qytetit.

Pasojat veq kanë filluar ku shumë qytetarë dhe lagje të tëra, janë duke u ankuar për mungesën e mirëmbajtes së ndriçimit publik dhe mungesën e furnizimit me rrymë.

Vlen të theksohet se disa nga semaforët, ndoshta për shkak të këtij problemi nuk po funksionojnë.
E gjithë kjo po ndodh, si pasojë e pregaditjes së tenderit për personat e përshtatshëm, për këta dy-tre zyrtarë të komunës, për të cilët po flasim.

Personat në fjalë, po përdorin presione sistematike, karshi operatorëve ekonomik lokal, që me vite të tëra, kanë dhënë kontribut të çmueshëm dhe po tentojnë të kurdisin tendera, për operatorë tjerë ekonomik, të cilët madje nuk janë fare nga Prizreni.

Nga zyrtarët e lartëpërmendur, do të vazhdoj kjo gjendje, nëse asgjë ndaj tyre nuk ndërmirret.

Ata do të vazhdojnë me muaj të tërë këtë zvarritje, derisa ta merr tenderin biznesi, për të cilin janë pregaditur kushtet dhe kriteret.

Këto janë pasojat nga kjo mënyrë e të menduarit dhe të vepruarit:

• Demotivimi i bizneseve serioze, që me vite të tëra kanë dhënë kontribut për Prizrenin;

• Veprimet preferenciale karshi bizneseve, dëmtojnë konkurencën e lirë;

• Humbja e kohës për kurdisje të tenderëve, e cila në një kontekst më të gjërë, ndikon edhe si faktor limitues, në kapacitete menaxhuese për shfrytëzim të buxhetit, prandaj qe dy vite kemi suficit buxhetor 7 + 6 milion euro;

• Paaftësia për të menaxhuar projekte dhe deformimet e kësaj natyre rreth kurdisjes së tenderëve, rezultojnë me tërhekje nga qarkullimi të mbi 13 milion euro, ku më së shumti humbin bizneset e Prizrenit, sepse ato mjete dë të kishin qenë në qarkullim në qytetin tonë.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?