Pasi e pranoi se ishte belban, Biden u nguc nga e reja e Trumpit për t’u shpëtuar nga ‘heroi amerikan’

Chesley Sullenberger, piloti që arriti ta kryente “Mrekullinë e Lumit Hudson” duke shpëtuar mbi 100 vetë në një aeroplan ka sulmuar renë [gruan e të birit] e Donald Trumpit pas deklaratave të pamatura të kësaj të fundit. Sullenberger i ka thënë resë së Trumpit që të “rritej” dhe të “shfaqte pak mirësi”, pasi kjo e […]
Sullenberger i ka thënë resë së Trumpit që të “rritej” dhe të “shfaqte pak mirësi”, pasi kjo e fundit e nguci Joe Bidenin për problemin e tij me belbëzim.
Bideni, që kryeson garën e demokratëve për të fituar nominimin për garën presidenciale kundër Donald Trumpit në muajin nëntor, ka folur hapur për përvojën e tij jetësore me problemin e belbëzimit, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Lara Trump, e cila është e martuar me djalin e dytë të presidentit, Erikun, punon në fushatën për rizgjedhjen si president të Donald Trumpit dhe foli në atë kapacitet në Ajoua [Iowa] të premten, vetëm një ditë pas debatit demokratik.
“Ndihem pak keq për Bidenin,” tha ajo. “Dhe e dini kur nuk i shkon puna mbarë atij, sepse mua më duhet t’ia dëshiroj të keqen në çdo hap. Por sa herë që ai hipë në skenë dhe ata i hidhen, unë kam ndjenjën sikur dua t’i ndihmoj, “Joe, a mund ta nxjerrësh? Qite fjalën jashtë, Joe.”
Lara Trump nuk është e para mbështetëse e Donald Trumpit që ka ngacmuar Joe Bidenin për belbëzim: Fox News kishte përmbledhur me montazhe të gjitha belbëzimet e tij në skenën e debatit.

Në një kolumnë të botuar në the New York Times, Sullbergeri i njohur si Sully filloi të kujtonte përvojat e tij me belbëzimin gjatë fëmijërisë në Teksas, “ankthi kur më thirrnin në shkollë, duke e ditur se do ta kisha tepër të zorshme t’i nxirrja fjalët prej gojës; se fjalët nuk do të ishin në përputhje me mendjen, dhe se shpesh ato do të vinin të ngatërruara”.
Sullenbergeri e pranoi se kishte qenë në mbledhjen e fondeve për Bidenin vitin e kaluar, por shtoi se kjo çështje “shkonte matanë politikës.”
“Pavarësisht se çka mendoni për Joe Bidenin,” shkroi ai, “apo për shanset e tij për t’u bërë i nominuari i demokratëve për president; nëse jeni Republikan, Demokrat, apo asnjërën; nëse keni belbëzuar si fëmijë apo keni qeshur me ata që e bënin; nëse si prind ju mundoheni ta mbroni fëmijën tuaj belbëzues nga ngacmuesit e tillë si e reja e presidentit; këto fjalë të vijnë pa pikë hezitimi: Ndalu. Rritu. Trego pak mirësi. Për njerëz që nuk kanë vend në jetën publike.” /Periskopi












