Pas turpërimit nga Irani, Kongresi e lidhë presidentin Trump duke i marrë pushtetin

Spikerja e Dhomës së Përfaqësuesve, znj.Nancy Pelosi, planifikon të çojë përpara një rezolutë për t’i kufizuar aksionet ushtarake të Donald Trumpit me Iranin, duke e shtyrë administratën që të “avancojë një strategji të menjëhershme, efektive dhe de-përshkallëzuese që parandalon dhunën e mëtejme”. Komiteti i Rendit në Dhomën në fjalë do të diskutojë rezolutën të mërkurën, […]
Komiteti i Rendit në Dhomën në fjalë do të diskutojë rezolutën të mërkurën, dhe e gjithë Dhoma pritet të mbajë votim mbi masat gjatë ditës së sotme, shkruan Independent, përkthen Periskopi.
Rezoluta e Pushtetit të Luftës nga Kongresi do të udhëhiqet nga demokratja e Michiganit Elissa Slotkin, ish analiste e CIA-s dhe Pentagonit.
Spikerja Pelosi tha se sulmet ajrore ushtarake provokative të administratës së Trumpit që vranë gjeneralin iranian Kasim Soleimanin “rrezikuan anëtarët e shërbimit tonë, diplomatët dhe të tjerët”.
Ajo tha që presidenti “nuk kishte një strategji koherente për të mbajtur të sigurt qytetarët amerikanë, të arrinte de-përshkallëzimin me Iranin dhe të siguronte stabilitet në rajon.”
Gjatë ditës së djeshme z.Trump iu drejtua popullit amerikan pas sulmeve me raketa balistike nga Irani duke nënkuptuar se ShBA-ja nuk do t’i kthente sulmin këtij vendi. /Periskopi












