Pas nominimit të Kurtit për kryeministër, a ka LDK-ja ofertë të re për Vetëvendosjen?

Pas nominimit të Kurtit për kryeministër, a ka LDK-ja ofertë të re për Vetëvendosjen?

Zëdhënësi i LDK-së, Besian Mustafa, ka treguar se çfarë pret të ndodhë në afatin kushtetues prej 15 ditësh – që tashmë ka nisur të rrjedhë – pas nominimit zyrtar të Albin Kurtit për krijimin e qeverisë. “Mendojmë që kjo oferta e tretë e LDK-së është mjaft e favorshme për Vetëvendosjen. Kemi arritur deri në atë […]

“Mendojmë që kjo oferta e tretë e LDK-së është mjaft e favorshme për Vetëvendosjen. Kemi arritur deri në atë pikë që ne jemi pajtuar që ta kemi kryetarin e Kuvendit vetëm për një vit dhe ata ta kenë për tri vite dhe në ato vitet e tjera ne ta kemi vetëm presidentin, përderisa ata kanë edhe kryeministrin”.

“Është një propozim mjaft i favorshëm për Lëvizjen Vetëvendosje dhe presim që të kemi një përafrim të këtyre dy pikave”.

“Idenë që të kemi 14 ministri po e cilësojmë të panevojshme, sepse mjaftojnë 12 ministri për një vend të vogël si Kosova. Të vazhdojmë tutje që të kemi qeveri sa më shpejt”.

Ai në Zona B të Klan Kosovës ka treguar nëse LDK-ja do ta përkrahë një qeveri të pakicës.

“Opsioni i parë për LDK-në do të ishte që ne të ishim pjesë e qeverisë nëse do të kishim një marrëveshje të pranueshme për të dyja palët e cila reflekton proporcionalisht fuqitë politike që kemi të dyja partitë”.

“Ne jemi parti me 28 deputetë, derisa Lëvizja Vetëvendosje me 29 deputetë dhe nëse e arriojmë një marrëveshje ku të dyja palët përfaqësohen dhe përfaqësojnë votuesit e tyre në mënyrë të denjë ne do të preferonim këtë opsion”.

“Nëse Lëvizja Vetëvendosje dëshiron që të vendosë që të vazhdojë tutje e vetme, duke plotësuar kriteret kushtetuese, do të votonim një qeveri të pakicës”.

Por, a ka LDK-ja edhe një ofertë tjetër për Lëvizjen Vetëvendosje – pas nominimit të Albin Kurtit për kryeministër?

“Sa i përket çfarëdo hapi tutje i takon Lëvizjes Vetëvendosje. Ata e kanë marrë nominimin për kryeministër dhe krijimin e qeverisë, prandaj i takon Lëvizjes Vetëvendosje dhe tani mandatarit të tyre për kryeministër  që të vendosë nëse do të vazhdojë tutje me marrëveshje me LDK-në, do të eksplorojë parti të tjera apo opsionin për qeveri të pakicës”.

Në rast se brenda afatit prej 15 ditëve nuk arrihet marrëveshja me Lëvizjen Vetëvendosjen, çfarë opsioni ka në tavolinë LDK-ja?

“Është në diskrecion të presidentit Hashim Thaçi nëse në afatin e dytë prej 10 ditësh do t’ia japë përsëri mandatin partisë së parë, në këtë rast Lëvizjes Vetëvendosje. Ne jemi deklaruar dhe mbesim në qëndrimin që LDK-ja ose do të bëjë qeveri me Lëvizjen Vetëvendosje ose do të vazhdojmë tutje në opozitë”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?