Parku i argëtimit në Kinë tërbon njerëzit: Detyron derrin të kërcejë nga 68 metra

Një park argëtimi në Kinë ka shkaktuar valë të mëdha tërbimi në rrjetet sociale të Internetit pasi që detyroi një derr që të kërcente nga një ndërtesë e lartë 68 metërshe. Pamjet shfaqin derri në fjalë të lidhur për një shtyllë, dhe të mbajtur nga dy burra në majë të një ndërtese para se të […]
Pamjet shfaqin derri në fjalë të lidhur për një shtyllë, dhe të mbajtur nga dy burra në majë të një ndërtese para se të shtyhet.
Parku i argëtimit që ndodhet në Chongqing tha se gjesti në fjalë ishte bërë për të shënuar atraksionin e ri të kërcimit nga largësia, shkruan BBC, përkthen Periskopi.
Mediat lokale kanë raportuar se derri në fjalë ishte dërguar menjëherë në thertore pas atij akti të tmerrshëm.
Parku në fjalë më pas lëshoi një deklaratë në të cilën thoshte se i pranonte “kritikat që kishte marrë”./Periskopi












