Papa Françesku dënon “ringjalljen barbare” të anti-semitizmit

Papa Françesku dënon “ringjalljen barbare” të anti-semitizmit

Papa Françesku ka dënuar të hënën “ringjalljen barbare” të anti-semitizmit në gjithë botën, duke e lidhur atë me rritje të popullizmit. Përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të Auschwitzit javën tjetër, duhet të shërbejë si rikujtim për të mos qëndruar indiferent, ka thënë Francis para grupit kërkimor për të drejtat e njeriut, Simon Wiesenthal […]

Papa Françesku ka dënuar të hënën “ringjalljen barbare” të anti-semitizmit në gjithë botën, duke e lidhur atë me rritje të popullizmit.

Përvjetori i 75-të i çlirimit të kampit të Auschwitzit javën tjetër, duhet të shërbejë si rikujtim për të mos qëndruar indiferent, ka thënë Francis para grupit kërkimor për të drejtat e njeriut, Simon Wiesenthal Center.

“Është shqetësuese sesi në shumë vende të botës është rrritur egoizmi dhe mungesa e shqetësimit për të tjerët”, ka thënë Francis.

Ai nuk ka përmendur në mënyrë specifike ndonjë shtet apo lëvizje populliste.

Muajin e kaluar në lindje të Francës, janë dëmtuar disa varre të hebrenjve, disa orë para se ligjvënësit të kenë miratuar një rezolutë për të konsideruar të njëjtë anti-zionizmin dhe anti-semitizmin.

Franca ka komunitetin më të madh të hebrenjve në Evropë, rreth 550,000, dhe për pasojë sulmet anti-semitike në këtë shtet janë të shpeshta, meqë 500 kanë ndodhur vetëm më 2018.

Nazistët dhe bashkëpunëtorët e tyre kanë vrarë rreth 6 milionë hebrenj në tentimet e tyre për të shfarosur hebrenjtë në Evropë.

Miliona persona të tjerë janë vrarë nga forcat naziste duke përfshirë homoseksualët, pjesëtar të komunitetit rom dhe kundërshtarët politikë.

Papa Françesku ka vizituar Kampin e Auschwitzit më 2016 dhe ka thënë se përkujtimi i Holokaustit ka rëndësi jetike për t’u siguruar që mizori të ngjashme të mos ndodhin më. /rel

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?