Pamjet e shpërthimit të një fabrike kimike në Spanjë ku mbetën një i vdekur dhe katër të lënduar

Të paktën katër persona thuhet se janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Spanjë sot. Ndërkohë, sipas Sky News, nga ky shpërthim, përveç të lënduarve, një person ka mbetur i vdekur. Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6.30 pasdite në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të […]

Të paktën katër persona thuhet se janë plagosur pas një shpërthimi në një fabrikë kimike në Spanjë sot.

Ndërkohë, sipas Sky News, nga ky shpërthim, përveç të lënduarve, një person ka mbetur i vdekur.

Sipas mediave të huaja, përcjell Telegrafi, zjarri shpërtheu menjëherë pas orës 6.30 pasdite në një fabrikë kimike në provincën Tarragona të Spanjës verilindore, me shumë mundësi si rezultat i një aksidenti kimik, tha agjencia e mbrojtjes civile e Katalonjës.

Ndërkohë media si El Mundo dhe La Vanguardia thanë që katër persona ishin lënduar, njëri prej tyre seriozisht.

Ndërsa tymi dhe pluhuri janë parë të mbulojnë qiellin e zonës, banorëve u është thënë të qëndrojnë brenda shtëpive të tyre dhe shërbimi i trenit në zonën afër është pezulluar.

Pas shpërthimit, rreth 20 automjete të urgjencës u nxituan në vendngjarje dhe brigada e zjarrfikësve tha se kishte shpëtuar tre persona të plagosur.

Madje, përveç atyre afër, thuhet se edhe dritaret e ndërtesave në zonat më larg janë tronditur nga shpërthimi.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?