Pamje kiameti nga Australia: Pluhuri mbulon qytete të tëra (Video)

Erëra shumë të dëmshme të prodhuara nga struhitë në pjesën qendrore të Uellsit të Ri Jugor kanë kthyer ditën në natë në shumë qytete. Byroja e Meteorologjisë ka lëshuar një varg të alarmeve për stuhitë gjatë të dielës në mbrëmje për banorët. Videot e postuara në mediat sociale kanë shfaqur stuhitë e pluhurit që po […]
Byroja e Meteorologjisë ka lëshuar një varg të alarmeve për stuhitë gjatë të dielës në mbrëmje për banorët.
Videot e postuara në mediat sociale kanë shfaqur stuhitë e pluhurit që po binin mbi Dubbo dhe në qytetet përreth që ishin aq të trasha sa e bllokuan diellin, shkruan The Guardian, përkthen Periskopi.
Meteorologja e Byrosë, Rose Barr, tha se shiu i së dielës ishte domethënës dhe i përqendruar në pjesën qendror dhe veriore të shtetit.
Sipas parashikimeve, stuhitë do të vazhdonin edhe prej të hënës. “Prej nesër do të kemi një stuhi tepër të fortë, veçanërisht në pjesët jug-lindore dhe qendroro-lindore,” tha më tej Barr.












