Pal Lekaj: Vetëvendosje po e rrezikon stabilitetin e vendit

Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ani pse këto dy parti deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh. Siç kanë deklaruar në media përfaqësuesit e LVV-së dhe LDK-së, këto parti kanë arritur pajtueshmëri për programin qeverisës, mirëpo […]

Partia fituese e zgjedhjeve të 6 tetorit, Lëvizja Vetëvendosje ende nuk ka arritur të bëjë një marrëveshje për bashkëqeverisje me Lidhjen Demokratike të Kosovës, ani pse këto dy parti deri tani kanë zhvilluar një sërë takimesh.

Siç kanë deklaruar në media përfaqësuesit e LVV-së dhe LDK-së, këto parti kanë arritur pajtueshmëri për programin qeverisës, mirëpo bisedimet kanë ngecur tek ndarja e përgjegjësive dhe posteve.

E, gjithë kjo situatë po shihet shqetësuese nga deputetët e partive opozitare.

Pal Lekaj deputet i zgjedhur i AAK-së, ka thënë për Telegrafin se kjo situatë po e rrezikon stabilitetin e vendit.

“Konsideroj se kjo tregon një papjekuri politike të partisë fituese. Kështu si të papërgjegjshëm që po tregohen, po rrezikojnë stabilitetin e vendit, pikërisht në një kohë kur duhet të merren vendime të rëndësishme”, ka thënë Lekaj.

Lekaj gjithashtu kritikoi liderin e LVV-së, Albin Kurti.

“Kurti po sillet sikur të jetë fitues absolut i zgjedhjeve, duke i injoruar partnerët potencial, duke treguar një llastim politik”, ka thënë ai.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?