Opsione të reja në tavolinën e bisedimeve LVV – LDK

Opsione të reja në tavolinën e bisedimeve LVV – LDK

Edhe takimi i tretë për këtë vit mes LVV-së e LDK-së ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse. Liderët e partive, Kurti e Mustafa, nuk u deklaruan për bisedimet, që në takimin e djeshëm zgjatën 3 orë. Por, sipas zyrtarëve të këtyre partive, në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes tashmë do të ketë opsione të […]

Edhe takimi i tretë për këtë vit mes LVV-së e LDK-së ka përfunduar pa arritjen e marrëveshjes bashkëqeverisëse. Liderët e partive, Kurti e Mustafa, nuk u deklaruan për bisedimet, që në takimin e djeshëm zgjatën 3 orë. Por, sipas zyrtarëve të këtyre partive, në përpjekjet për arritjen e marrëveshjes tashmë do të ketë opsione të reja, shkruan sot gazeta Zëri.

Tri takimet rresht mes liderit të Lëvizjes Vetëvendosje Albin Kurtit dhe atij të Lidhjes Demokratike të Kosovës Isa Mustafës kanë përfunduar pa dakordim për marrëveshjen bashkëqeverisëse. Ndonëse në takimin e së mërkurës krerët e të dyja partive deklaruan se ka pasur përafrim të qëndrimeve sa i përket marrëveshjes, në takimin e së enjtes asnjëri prej tyre nuk u deklarua për medie, pavarësisht pritjeve të gazetarëve. Por nga zyrtarët e partive u konfirmua se marrëveshja nuk u arrit dhe se për arritjen e saj tashmë do të ketë opsione tjera në tavolinë. Para takimit treorësh të djeshëm kryetari i LVV-së u shpreh se janë duke bërë përpjekje për koalicion, porse lidhja e tij nuk varet nga ai. “Ka përpjekje për një marrëveshje. Po shkojmë të arrijmë marrëveshje, por nuk varet nga unë”, ka thënë shkurt Kurti. Se janë duke bërë përpjekje e ka konfirmuar edhe kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. “Po mundohemi të arrijmë marrëveshje”. Mirëpo të gjitha përpjekjet tashmë tremujore të të dyja partive, që dolën të parat në zgjedhje, kanë përfunduar pa rezultate konkrete, pavarësisht deklarimeve se ka dakordime e përafrime në qëndrime. Fillimisht pozita e presidentit ka qenë ajo që e ka stagnuar lidhjen e koalicionit LVV – LDK, pozitë kjo të cilën e kërkonte LDK-ja, por për Vetëvendosjen nuk ishte e negociueshme. Më vonë problem për marrëveshje u bë edhe zgjedhja e Glauk Konjufcës kryeparlamentar, gjë me të cilën nuk u pajtua LDK-ja, edhe pse në ditën e konstituimit të Kuvendit e votoi atë për kryekuvendar. Palët nuk kanë bërë të ditur nëse sot gjatë ditës do ta zhvillojnë një tjetër takim.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?