O njerëz primitivë: Kelmendi i PDK-së dënon ashpër kërkesat për ndalimin e gegnishtes

Rokeri i famshëm i grupit Gjurmët dhe anëtari i kryesisë së PDK-së, Migjen Kelmendi, ka bërë një reagim të ashpër kundër kërkesave të fundit në Shqipëri për të ndaluar me ligj përdorimin e gegnishtes në vendin tonë fqinj. “Jemi marrur vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve,” thoshte z.Kurti pas një takimi […]
“Jemi marrur vesh që të merremi vesh menjëherë pas certifikimit të rezultateve,” thoshte z.Kurti pas një takimi me z.Isa Mustafa, kreun e LDK-së. Çka nuk shkon në fjalinë e tij? Në fakt, “marrur” nuk është fare fjalë e gjuhës shqipe, dhe Kurti duhej ta niste fjalinë me “Jemi marrë vesh” por është pikërisht standardi i bazuar në dialektin toskë ai që bën shumë kosovarë të përdorin shpesh fjalë të panatyrshme.
E së fundi, në Shqipëri ka disa kërkesa për të ndaluar përdorimin e dialektit gegë.
Z.Kelmendi përmend në veçanti dy emra, atë të kryeministrit Edi Rama dhe atë të profesorit Shkurtaj, të cilët i quan “enveristë të pandreqshëm”
“O njerëz te pakulturem e primitiv, po të kish qenë që me ligj diktues e imponues me i zgjidhë problemet, Slobodan Milosevic i kishte krye moti këto punë me ne. Ai pruni ligje, administratë, polici, ushtri, por na, shqiptarët e Kosovës, nuk ju bindem as ligjeve te tij, e as policisë së tij.
Me marrë vullnetarisht rolin e policëve gjuhësor, me u ba ‘milosevica gjuhesor’ sot, ne shekullin 21, nuk kishte mujt dikush me ja fut vetes kambën n’goje ma keq.” – shkruan z.Kelmendi.
Më poshtë e keni statusin e plotë të z.Kelmendi:
NE DEMOKRACI, LIGJI ASHT INSTRUMENT I KONSENSUSIT, E JO DIKTATIT!
Flori Mumajesi, Elvana Gjata, rapp’erat dhe rockerat e Prishtines, dojne me i qit mendsh glotofaget zyrtare te Tiranes.
Po tmerrohen prej Gegnishtes, po gerditen, po tuten, po ju vjen me vjelle, sepse software’i kulturor qe jau kane instalue ketyne hardware’ve cheap (prej Kine:) gjate diktatures komuniste te Enver Hoxhes, asht inkompatibil, me te. Ai software enverian nuk e njeh Gegnishten, e ka te shlyeme. Gegnishtja asht virusi i ketij softweri enverian qe ja kane instalue Tiranes se sotme zyrtare gjate diktatures. Prandaj ky reagim, prandaj kjo dro e gerdi.
Flori Mumajesi, Elvana Gjata, rapp’erat e Prishtines, autoret e ri te poezise dhe letersise ne Gegnisht prej Prishtine, hapsina publike pushtue me sllogane dhe idioma gege, po dojne me i tranu. Te tmerruem jane çu e po kerkojne ligj.
O njerez te pakulturem e primitiv, po te kish qene qe me ligj diktues e imponues me i zgjidhe problemet, Slobodan Milosevic i kishte krye moti keto pune me ne. Ai pruni ligje, administrate, polici, ushtri, por na, shqiparet e Kosoves, nuk ju bindem as ligjeve te tij, e as policise se tij.
Me marr vullnetarisht rolin e policeve gjuhesor, me u ba ‘milosevica gjuhesor’ sot, ne shekullin 21, nuk kishte mujt dikush me ja fut vetes kamben n’goje ma keq.
Kjo kerkese per ligj i demaskon krejt keta emna, e sidomos dy qe po permenden, nji profesor Shkurtaj, dhe nji politikan akademik (sic!) i Edi Rames, si enverista te pandreqshem, si njerez autokrat e te dhunshem. S’ka edukim, s’ka argument, s’ka kulture qe ju ndihmon ketyne dy glotofageve me shpla enverizimin e tyne te mbrendshem e me reflektue si njerez te shekullit 21.
Ani jane çu tash e po gjejne njerez analfabete e gjys te shkolluem, portale e gazetare te dyshimte, me na zbulue e interpretue se çka asht Gegnishtja (sic!). Glotofaget e Gjuhes Shqipe, kanibalet gjuhesor te Shqipes, po dojne me na tregue neve se çka asht Gegnishte pernime, e çka Gegnishte permahi, si kjo e Florit, Elvanes, reperave….Prishtines!
Çdo fjale, çdo ‘tallava’ fjale Gegnisht, slangu, çdo idiolekt e sociolekt sot ne hapsinen shqiptare per keta glotofage zyrtare asht subversion, perjetohet si bombe me te cilen po rrezikohet glotofagia zyrtare ne Tirane!
Keshtjella Glotofage e Tiranes po nihet e bombardueme nga Tomahawkat Geg prej Prishtine, prej llumit dhe undergroundit tironas!
Reperat e Prishtines, tallava geget, jane punk’erat e Gjuhes Shqipe! Jane rebelat dhe minuesit e Glotofageve dhe Glotofagise zyrtare te estabilishmentit kulturor tiranas.
Ne vende se me hape debatin, me kriju kushte per mbajtjen e nji Kongresi te dyte, me te cilin kishim me planifikue perdorimin zyrtar te shqipes tashti ne hapsine e cila sot po interakton ne tane gjeografine e saj, keta kapen per ‘allti’!
Dhe per krejt keta e kam veç nji “çiode”, nji gjylpane demokratike me te cilen e shperthejme kete pordhice glotofage dhe e demaskojme tane kete mungese kulture elementare demokratike sot nder keta iniciues te dhunes:
NE DEMOKRACI, LIGJI ASHT INSTRUMENT I KONSENSUSIT, E JO DIKTATIT!
Pike.
Gjithçka tjeter ju shnderron ne “milosevica gjuhesor”. Dhe ashtu si Milosevici, keni me e marr pergjigjen e duhun!
Zaten asht koha me kalue ne akcion dhe me i pshtue femite tane e gjeneratat e reja prej
ketyne njerezve pakulturue e autokrat qe nuk e ndjejne dhe nuk e dojne Gjuhen Shqipe.
PS.
Qe do Tomahawka gegnisht, sa me jau prishe diten ketyne enverianeve te shekullit 21:)












