Nxjerrin bukën nga bërlloku, jeta e rëndë e ‘çapuristëve’ nga Mitrovica

Nxjerrin bukën nga bërlloku, jeta e rëndë e ‘çapuristëve’ nga Mitrovica

Gjendja e rëndë ekonomike në Mitrovicën e ndarë në dysh, po i shtynë shumë të rinj që të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre për mbijetesë. “Çapuritësit”,  siç i quajnë të gjithë këtu, janë pothuajse  “punëtorë” të rregullt të deponisë së mbeturinave të rajonit të Mitrovicës, në malin e ‘Gërmovës’ të fshatit Koshtovë. Me këtë punë […]

Gjendja e rëndë ekonomike në Mitrovicën e ndarë në dysh, po i shtynë shumë të rinj që të rrezikojnë edhe shëndetin e tyre për mbijetesë.

“Çapuritësit”,  siç i quajnë të gjithë këtu, janë pothuajse  “punëtorë” të rregullt të deponisë së mbeturinave të rajonit të Mitrovicës, në malin e ‘Gërmovës’ të fshatit Koshtovë.

Me këtë punë ata sigurojnë ekzistencën e familjeve, edhe pse të vetëdijshëm se po rrezikojnë shëndetin, por e pranojnë se nuk kanë kah t’ia mbajnë.

Mbi 30 persona të moshave madhore, duke mos llogaritur edhe një numër të të miturve, që vinë nga fshatra të ndryshme të Mitrovicës, janë vizitorët e përditshëm të deponisë së mbeturinave në Gërmovë.

Në një hapësirë ku gjithçka kundërmon, ata shpesh të mbështjellë në fytyrë e me dorëza në duar, disa edhe pa to, kërkojnë gjësende kryesisht të metalta e të plastikës në deponinë e bërllokut, për të mbijetuar së bashku me familjet e tyre.

Ata ushqehen edhe me artikuj ushqimorë me afat të skaduar, si çokolata, lëngje të ndryshme, të cilat sillen këtu nga institucione siç është spitali.

Shumica prej tyre janë agresivë, nuk i duan kamerat, nëse insiston, të sulmojnë, pastaj gjuajnë edhe me gurë, kjo vetëm për një arsye, sepse nuk duan që askush të dijë se çfarë pune kryejnë.

KosovaPress-i për dy ditë me radhë mezi ka arritur të bisedojë me dy prej tyre, të cilët flasin shkurt dhe kanë kushte – emrat e fytyrat nuk duan t’i bëjnë publike.

“ I kam 21 vjet.  Mbledh shishe, hekur, kënaçe, plastikë, llastik. Nja 5-6 vjet vij rregullisht. Vij prej orës 6 ose 7 dhe rri deri në 4-5…Jemi dy anëtarë…Mbaj familjen me të hollat që fitoj…S’ka punë tjetër, kam provuar, por s’të ndihmon askush…Gjithqysh fitoj 10-15 euro, për Zotin sa për mos me heq keq thuaja, sepse më shumë diçka jo. Edhe era këtu, plus injeksionet çka marrim, zor është boll… Për tre muaj, dy – tre herë pa shkuar te mjeku s’ke qare, pa i bërë analizat për t’i parë se si dalin…Vjet e parvjet kam shkuar shpesh sepse jam helmuar.  Kallaballëk jemi këtu, 20-30 vetë vinë rregullisht prej kahmos”, thotë njëri prej ‘çapuritësve’ nga fshati Gushafc i Mitrovicës.

Derisa biseduam me të dhe na tregonte se këtu vinë për të mbledhur mbeturina të rinj e të moshuar nga fshatrat Gushafc, Vinarc, Koshtovë, etj. të cilët janë të rregullt si me qenë të punësuar në deponi, shumë shokë të tij u larguan shpejt nga aty, duke shkuar në malet përreth për të ikur nga kamera.

Një tjetër ‘çapuritës’, u shpreh i kënaqur me fitimin këtu, duke bërë të ditur se fiton deri në 30 euro në ditë dhe me këto para ka arritur të ndërtojë shtëpinë.

Ai, i cili tregoi se pikërisht sot feston duke punuar këtu ditëlindjen e 50-të, shtoi se s’ka ku të punojë tjetër dhe detyrohet ta bëjë këtë punë për të mbajtur familjen  pesë anëtarësh.

“Këtu mbledhim që 6-7 vjet, kanaçe, hekur, plastikë, shishe…Këtu punojnë afër 50 veta…Për çdo ditë unë vij sabah aksham, vij në ora 6 në sabah bën vaki deri në 6 aksham…Fitojmë elhamdulilah 20-30 euro…Veç për familje, veç për fëmijë e për familje…Pesë anëtarë të familjes jemi, me këtë punë i mbaj, nuk kam kurrfarë të ardhura tjera. E kam një ndihmë sociale edhe këtu çka punoj. As s’më ka ndihmuar kush për shtëpi, e kam bërë vetë dalë ngadalë…Shtetin që e kemi ne medoemos duhet me punuar këtë punë, deshe s’deshe. Sot e kam ditëlindjen, bën vaki 100 vjet më shkojnë këtu në bërllok. 50 vjet i kam bërë, por Zoti është i madh, ai shpresoj  na ndihmon, sepse kështu nuk shkon”, tha ai.

Sipas tij, ka raste kur ata ushqehen këtu me artikuj të skaduar që njerëzit ose institucionet i kanë hedhur, ndërsa pranoi se i dërgojnë ato edhe në shtëpi, por këtë nuk deshi ta thotë para kamerës.

Ai prapa kamerës po ashtu theksoi se analizat e fundit që i ka bërë, kanë dëshmuar se është i infektuar, por thotë se nuk e ka mendjen të ndalet së punuari, pasi s’ka si ta mbajë familjen.

Hysen Jashari, përgjegjës i deponisë ‘Uniteti-Gërmovë’ në Koshtovë, tha për KosovaPress se janë rreth 30 persona të cilët prej pasluftës vinë aty rregullisht dhe mbledhin mbeturina.

Gazmend Morina, drejtor i Kompanisë rajonale për hedhjen e mbeturinave ‘Uniteti’ në Mitrovicë, ka bërë të ditur se në deponinë e Gërmovës hedhen mbeturinat nga tre qytetet, Mitrovicë, Vushtrri dhe Skenderaj dhe e cila i plotëson standardet.

Sipas tij, kjo deponi është më së miri e mirëmbajtur në krahasim me deponitë tjera të vendit.

Ai ka potencuar se për largimin e ‘çapuritësve’, siç i quajti ai, duhet të kujdeset policia, pasi personeli i ‘Unitetit’ nuk ka mundësi teknike dhe as të sigurisë për t’u marrë me këtë çështje.

Zëdhënësi i policisë për rajonin e Mitrovicës, Avni Zahiti, ka bërë të ditur se policia i është përgjigjur kërkesave të kompanisë ‘Uniteti’, sa herë është shfaqur nevoja, duke trajtuar çështje sipas kompetencave që ka policia.

Në anën tjetër, infektologu Visar Gashi, tha se personat në fjalë gjatë punës së tyre dhe kushteve në të cilat punojnë, janë të ekspozuar ndaj një rreziku të madh shëndetësor.

Ai ka përmendur nga sëmundjet më të lehta dhe deri tek ato të rëndat dhe më të rrezikshmet, siç janë hepatiti B dhe C, me të cilat tha se mund të ballafaqohet secili prej personave që punojnë në ato kushte, por dhe familjarët e tyre.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?