Nuk u shpëtoi plagëve, vdes pronari i televizionit që u qëllua me armë në Shqipëri

Pronari i televizionit lokal, “Media plus TV” në Mirditë i cili u qëllua me armë paraditen e sotme, nuk u ka shpëtuar plagëve të marra. Ai u ekzekutua me armë zjarri. Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte (7 janar) rreth orës 11:00 në qendër të qytetit të Rrëshenit. Viktima është Kastriot Reçi 47 […]
Pronari i televizionit lokal, “Media plus TV” në Mirditë i cili u qëllua me armë paraditen e sotme, nuk u ka shpëtuar plagëve të marra.
Ai u ekzekutua me armë zjarri.
Ngjarja ka ndodhur paraditen e kësaj të marte (7 janar) rreth orës 11:00 në qendër të qytetit të Rrëshenit.
Viktima është Kastriot Reçi 47 vjeç dhe mësohet se është ekzekutuar pranë lokalit të tij nga dy persona, ende të paidentifikuar.
Ora neës raporton se kanë qenë dy persona që kanë marrë pjesë në krim, njëri ka bërë ekzekutimin dhe tjetri e ka pritur me makinë. Pas vrasjes, dy autorët janë larguar në drejtim të paditur.












