Nuk ndalet Daçiq, zotohet se do të përforcojë marrëdhëniet me Kinën e Rusinë dhe lobimin kundër Kosovës

Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, është zotuar se do të vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Kosovës. Shefi i diplomacisë serbe ka paralajmëruar intensifikim të marrëdhënieve me Kinën dhe Rusinë në mënyrë që të vazhdojë pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës, përcjell Periskopi. […]
Ministri i Jashtëm i Serbisë Ivica Daçiq, është zotuar se do të vazhdojë luftën kundër pavarësisë së Kosovës.
Shefi i diplomacisë serbe ka paralajmëruar intensifikim të marrëdhënieve me Kinën dhe Rusinë në mënyrë që të vazhdojë pengimin e anëtarësimit të Kosovës në organizata ndërkombëtare, si dhe tërheqjen e njohjeve të shtetit të Kosovës, përcjell Periskopi.
“Unë pres më shumë shtete që të tërheqin njohjen. Do të vazhdojmë veprimet diplomatike kundër anëtarësimit të Kosovës në organizata dhe institucione ndërkombëtare”, ka thënë Daçiq.
Përveç tjerash Daçiq ka thënë se do të vazhdojnë të forcojnë raportet jo vetëm me Rusinë dhe Kinën, por edhe me SHBA-në, Francën, Gjermaninë, Britaninë e Madhe, ‘për të ruajtur raportet me miqtë tradicional nëpër botë’.












