Nuk ka sfidë që mund t’i pengojë gratë për t’i arritur ëndrrat, Uta Ibrahimi rrëfen historinë e saj

Nuk ka sfidë që mund t’i pengojë gratë për t’i arritur ëndrrat, Uta Ibrahimi rrëfen historinë e saj

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se gjysma e 1.8 milionë e banorëve të Kosovës janë nën moshën 25 vjeç dhe pothuajse gjysma i përket gjinisë femërore. Megjithëse bota e politikës vazhdon të mbetet e dominuar nga meshkujt, gratë kosovare – të reja, të talentuara e të guximshme – vazhdojnë ta […]

Kosova ka popullsinë më të re në Evropë. Më shumë se gjysma e 1.8 milionë e banorëve të Kosovës janë nën moshën 25 vjeç dhe pothuajse gjysma i përket gjinisë femërore.

Megjithëse bota e politikës vazhdon të mbetet e dominuar nga meshkujt, gratë kosovare – të reja, të talentuara e të guximshme – vazhdojnë ta bëjnë Kosovën të njohur me arritjet e tyre mahnitëse, e jo me mosmarrëveshje politike.

Uta Ibrahimi është një prej këtyre grave të mahnitshme, e cila nuk ka frikë nga asnjë sfidë që i del përpara. Në vitin 2017 ajo u bë femra e parë nga Kosova që u ngjit në Everest, në majën më të lartë të rruzullit tokësor. Që atëherë ajo ka arritur të ngjitet në katër maja të tjera, që, si Everesti, gjenden mbi 8 mijë metra mbi nivelin e detit, dhe po përgatitet që të pushtojë edhe nëntë majat e tjera për të përmbyllur kështu projektin e saj për të arritur në të 14 majat më të larta të Himalajeve.

Jeta e saj është një histori vërtetë e veçantë.

“Kam punuar në marketing për gjithsej 12 vjet, shtatë prej të cilave isha drejtoresha e një agjencie marketingu. Në vitin 2015, pata ndjesinë e fortë që të ndiqja ëndrrat e mia, pra të bëja ç’më pëlqente më shumë se gjithçka tjetër,” tregon Uta, pasi vendosi që ta linte pas punën që kishte dhe t’i përkushtohej alpinizmit dhe turizmit, për t’i treguar bukuritë natyrore të Kosovës* dhe të rajonit sa më shumë njerëzve që të ishte e mundur.

“Si fillim, u mora me disa projekte që kishin lidhje me Via Dinarikën dhe në vitin 2016 krijova agjencinë time të turizmit të aventurës, të cilën e quajta “Butterfly Outdoors”. Bëra trajnimet ATTA dhe tani drejtoj grupe për ngjitje, joga, çiklizëm dhe alpinizëm.”

Uta përpiqet që të marrë në punë sa më shumë gra që të punojnë si guida, ndërsa ajo vetë i kushton një pjesë të kohës së saj fëmijëve me nevoja të veçanta.

“Kur fillova të merresha me alpinizëm, më thoshin që ky sport ishte për burrat e jo për gratë, kështu që unë punova shumë jo vetëm që t’u tregoja që kjo gjë nuk është e vërtetë, por edhe që ta ndryshoja këtë lloj mendësie. Edhe ju mund të bëni të njëjtën gjë: dëgjojini gratë!”

Uta e di që numri i turistëve në rajonin e Ballkanit Perëndimor është rritur me më shumë se dhjetë për qind në vit dhe se në vitin 2018 gjithsej 12 milionë turistë vizituan rajonin. Të dhëna të tjera tregojnë se turizmi përbën 25 për qind të të gjithë eksporteve nga rajoni dhe pothuajse një të pestën e PBB-së, ndërkohë që 20 për qind e të punësuarve në Ballkan punojnë në fushën e turizmit në mënyrë të drejtpërdrejtë ose të tërthortë.

“Alpinizmi është pasioni im i vërtetë. Ekspeditat e Himalajeve i kam përdorur për të promovuar Kosovën* dhe për të rritur interesin tek Ballkani. Këtë gjë bëra edhe me ekipin e ‘National Geographic’, edhe me alpinistët e tjerë, kur arritëm pikën 7.800 metra në anën jugore në Lhotse vjet. Këtë gjë do të vazhdoj të bëj edhe gjatë nëntë ekspeditave që më kanë mbetu”.

Uta është një nga heroinat e Ballkanit Perëndimor, ashtu si edhe Nada Markoviç dhe Aida Çorbaxhiç nga Bosnja-Hercegovina dhe Iris Gjinovci nga Shqipëria.

Fushata “ËE” e Këshillit regjional për bashkëpunim (RCC) për Fuqizimin e Grave do të vazhdojë t’ju sjellë historitë e grave të mrekullueshme të Ballkanit Perëndimor, grave që janë burim frymëzimi për të tjerët që të arrijnë majat e tyre në jetë.

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?