Nuk i ecën eksperimenti MASHT-it e Komunës me mësimin tërë ditor

Nuk i ecën eksperimenti MASHT-it e Komunës me mësimin tërë ditor

Nxënësit në Kosovë ende detyrohen që pas mësimit të vazhdojnë në qendrat ditore private. Kjo pasi, Ministria e Arsimit dështoi me procesin e aplikimit të pilot projektit për mësim tërëditor. Edhe pse kabineti i ministrit në largim, Shyqiri Bytyqi, muaj më parë kishte premtuar se nga shtatori i viti të kaluar në 29 shkolla të […]

Edhe pse kabineti i ministrit në largim, Shyqiri Bytyqi, muaj më parë kishte premtuar se nga shtatori i viti të kaluar në 29 shkolla të nivelit parauniversitar të Kosovës do të niste pilotimi i këtij procesi, një gjë e tillë nuk ndodhi.

Dy vite radhazi qeverisja në largim premtoi fillimin e këtij procesi, mirëpo dështoi në fillimin e realizimit të tij.

Lajmi.net ka kontaktuar edhe me Ministrinë e Arsimit për këtë çështje, mirëpo nuk kanë dhënë përgjigje.

Kundër idesë për mësimin tërë ditorë në shkollat, pasi konsideronin se nuk ka kushte të mjaftueshme për realizimin e këtij projekti.

Edhe pse në disa shkolla të Prishtinës, ky projekt u aplikua, ai u ndërpre pas një kohe të shkurtër.

Pa sukses në këtë projekt kishte dal shkolla “Faik Konica” në Prishtinë e cila për rreth një vit e gjysmë kishte mbajt mësim tërë ditor.

Ndërsa, shkolla “Model” në Prishtinë, ishte shkolla që për dy vite vazhdoi me pilotimin e mësimit tërëditor. Mirëpo tani është ndërprerë.

Drejtori i shkollës “Model”, Liridon Maliqi ka thënë për lajmi.net se shkolla Model në fillim kishte hasur në vështirësi mirëpo pas kalimit të kohës e me ndihmën e ofruar, ajo i përmbushte të gjitha kushtet për një qëndrim tërëditor në objektet shkollore.

Ai ka treguar edhe disa prej arsyeve se pse është ndërprerë mësimi tërëditorë në këtë shkollë.

“Në shkollën tonë është ndërprerë mësimi tërë ditor për këto arsye kryesore: a) Ka qenë vendim i Ministrit të Arsimit, që të krijoje kushte për secilën shkollë të Republikës së Kosovës, e pastaj të filloje ky sistem në të gjitha shkollat e vendit; b) që të mos diskriminohen mësimdhënësit – ku disa punojnë vetëm 4 orë e tanët me nga 8 orë e gjysmë (për dy vite siç kanë punuar) e në fund rrogat/ pagat ti kenë të njëjta; c) për shkak se edhe pse kemi pasur hapësira dhe kushtet me të mira në Kosovë, prapë se prapë për një sistem të mirëfilltë nuk kemi pasur pajisje dhe kushte (duke u nisur nga hapësirat shtesë për “shumë qëllime” e deri tek mësuesit mbështetës/ asistentet”, ka thënë Maliqi.

Maliqi tutje programi nuk ka përkuar me shkollat që kanë qenë në ketë sistem.

“MASHT dhe DKA me kapacitetet e tyre në atë kohë janë munduar dhe kanë dhënë maksimumin e sidomos DKA dhe Komuna e Prishtinës, më të gjitha kapacitetet janë munduar por programi nuk ka përkuar me shkollat tona qe kemi qenë në ketë sistem”.

Ai thotë se kurdo që të merret vendim nga Ministria dhe pasi të sigurohen kushtet optimale për një sistem të tillë ata e mirëpresin.

Kujtojmë, se Sindikata e Bashkuar e Arsimit, Shkencës dhe Kulturës, kishte reaguar ndaj Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë rreth idesë për realizimin e mësimit tërëditor në shkollat e Kosovës.

SBAShK përmes një komunikate për media pati thënë se për realizimin e kësaj duhen plotësuar shumë kushte e kërkesa.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?