Një i vdekur nga gripi sezonal në Klinikën Infektive

Një i vdekur nga gripi sezonal në Klinikën Infektive

Një person i moshuar ka vdekur pasi është prekur nga gripi sezonal i tipit A, ndërsa nga dhjetori deri më sot në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 6 persona me këtë lloj të gripit. Aktualisht në këtë klinikë është duke marrë trajtim vetëm një paciente, e cila është prekur nga gripi sezonal i tipit A. F.B., […]

Një person i moshuar ka vdekur pasi është prekur nga gripi sezonal i tipit A, ndërsa nga dhjetori deri më sot në Klinikën Infektive janë hospitalizuar 6 persona me këtë lloj të gripit.

Aktualisht në këtë klinikë është duke marrë trajtim vetëm një paciente, e cila është prekur nga gripi sezonal i tipit A.

F.B., e cila është në muajin e tretë të shtatzënisë, thotë se nga e marta e javës së kaluar për shkak të gjendjes së saj, ka qëndruar në Klinikën e Gjinekologjisë, ndërsa të premten është transferuar në atë Infektive.

Derisa i ka treguar simptomat ajo shprehet se po ndihet më mirë pasi që është duke u trajtuar me terapi.

Infektologu i Klinikës Infektive, Valbon Krasniqi për KosovaPress ka bërë të ditur se deri sot nga dhjetori janë konfirmuar 7 raste me gripin e tipit A.

Krasniqi tha se nuk ka situatë epidemiologjike të paktën deri në këto momente.

Ai shton si pasojë e gripit, një person i moshuar ka ndërruar jetë, teksa shton se ky pacient ka qenë i prekur edhe nga sëmundje tjera.

Infektologu tregon edhe disa nga simptomat e gripit sezonal për të cilat thotë se i prekuri mund t’i vërejë pas dy apo tri ditëve nëse ka pasur kontakt me ndonjë person të prekur më herët me këtë lloj gripi.

Derisa ende nuk është nxjerrë raporti me numrin e prekurve nga gripi sezonal, të dhënat e Institutit Kombëtar të Shëndetësisë Publike prej 1 tetor 2019 deri më 4 dhjetor 2019 tregojnë se në këtë institut janë raportuar gjithsej 9545 raste të dyshimta me grip, 1504 raste infeksione respiratore akute dhe 9 raste me infeksion të rëndë respirator akut(SARI).

Sipas IKSHPK-së, këto raste  janë raportuar nga të gjitha komunat e Kosovës me përjashtim të atyre me popullatë serbe, dhe numri më i madh i rasteve të raportuara kanë qenë nga komuna e Prishtinës, Prizrenit dhe Podujevës, por që nuk kalon pragun epidemik.

Prej 1 tetor 2019 deri më 4 dhjetor 2019 në Institutin Kombëtar të Shëndetësisë Publike janë testuar gjithsej 25 mostra të dyshimta në grip.

Ndërsa, zëdhënësja e IKSHPK-së, Era Pireva i ka thënë KosovaPress-it se aktualisht janë duke përgatitur të dhënat për të prekurit nga gripi sezonal nga data 4 dhjetor e deri më tani./

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?