Një i ri kosovar gjendet i vdekur në burg në Britani, familja dyshon

Një i ri kosovar gjendet i vdekur në burg në Britani, familja dyshon

Kosovari Liridon Saliuka, 29 vjeçar, është gjendur i vdekur në qelinë e tij në Belmarsh të Britanisë së Madhe. Autoritetet policore që po e hetojnë këtë rast kanë thënë se ai është vetëvrarë, por me këtë nuk pajtohet familja e tij që dyshon për vonesën e obduksionit, njofton Klan Kosova.     Liridon Saliuka, i […]

Autoritetet policore që po e hetojnë këtë rast kanë thënë se ai është vetëvrarë, por me këtë nuk pajtohet familja e tij që dyshon për vonesën e obduksionit, njofton Klan Kosova.

 

 

Liridon Saliuka, i cili lindi në Kosovë jetoi në Britani për 20 vjet me familjen e tij dhe kishte pasaportë britanike.

Ai u gjet i vdekur në burgun e sigurisë së lartë në mbrëmjen e hershme të 2 janarit.

Shërbimi i Burgjeve konfirmoi se ai kishte vdekur. Burgu dhe Prokurori i Burgjeve po heton rastin.

Saliuka kishte qenë në paraburgim që nga vera e kaluar kur u arrestua dhe u akuzua për vrasje në lidhje me një të shtënë fatale në një klub në Londër.

Ai kishte mohuar se ishte përfshirë në këtë rast.

Motra e Saliukas, Dita, i tha gazetës “The Guardian” se familjes i ishte thënë se ende nuk është kryer autopsia e trupit dhe se atë mund ta shihnin më pas.

Saliuka i ishte nënshtruar një operacioni të rëndë pasi kishte bërë aksident me veturë dy vjet më parë. Pas këtij aksidenti ai kishte mbajtur pllaka metalike në trup duke ia vështirësuar të ecurit dhe qëndrimin për periudha të gjata.

Dita ka thënë se vëllai i saj fillimisht ishte vendosur në një qeli të veçantë me një dyshek ortopedik, por kohët e fundit ishte transferuar në një qeli standarde.

“Ata nuk e lejuan që ai të bënte një telefonatë që nga Dita e Boksit deri në Ditën e Vitit të Ri, kur unë e pashë atë”, tha Dita.

“Vëllai im tha që njerëzit që kryenin vetëvrasje ishin të dobët dhe egoistë. Kam dëgjuar nga të tjerët që atë ditë kishte pasur një grindje. Ai ishte duke u ngacmuar”.

“Unë e thirra burgun në mënyrë të përsëritur [për të ngritur shqetësime për paaftësinë e tij] por askush nuk m’u përgjigj. Ai u zhvendos në natën e Vitit të Ri dhe tha se kishte fjetur në dysheme sepse dyshekët ishin të papërshtatshëm”.

“Ai ishte në paraburgim. Tani vëllai im kurrë nuk do të jetë në gjendje ta pastrojë emrin e tij në gjyq”.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?