‘Një dele 20 euro’: Çobanët të lënduar nga eksporti i kafshëve të gjalla

Gheorghe Danuletiu, i njohur po ashtu si Ghita Ciobanul [Gitë çobani], ka më shumë se 500 mijë ndjekës në Facebook pasi kishte bërë një reklamë që ishte bërë virale, por ai bën një jetë modeste si një çoban tradicional. Duke i kullotur dhe përkujdesur për 1 mijë e 500 dele në perëndim të Rumanisë, jeta […]
Duke i kullotur dhe përkujdesur për 1 mijë e 500 dele në perëndim të Rumanisë, jeta e Danuletiut ndryshon sipas sezoneve. Kur lindin qengjat në pranverë, ai zor se i bën katër orë gjumë ndërsa në dimër ai i çon delet në një udhëtim tre deri në katër javësh nga malet nëpër kullota të lugajave.
Edhe kur temperatura zbret poshtë 30 gradë celsiusëshit, Danuletiu fle me kafshët e tij, i mbështjelltë me lëkurë të deleve nën qiellin xixëllues dhe i gatshëm për të mbrojtur tufën e tij në rast të ndonjë sulmi nga ujqërit, përkthen Periskopi.
“Unë e mora këtë punë nga babai im – i cili i kishte disa qindra dele – por edhe unë e dua, unë i dua kafshët,” thotë Danuletiu.
Megjithatë, si të gjithë çobanët rumunë me tufa të vogla e të mesme, Danuletiu po e ka të vështirë në një treg të dominuar nga eksporti i kafshëve të gjalla, fermerët e mëdhenj dhe hipermarketet.
“Pazari i deleve është bërë për hajgare,” thotë ai. “Ne e shesim një dele për 20 euro. Unë nuk mund ta përballoj që të paguaj rroga të mira dhe të gjej punëtorë më – të rinjtë po e shohin se kjo punë po shkon në teposhtëze. E kam përshtypjen se kjo është politike, se ata po përpiqen të shkatërrojnë sektorin.”
Eksporti i kafshëve të gjalla, përkthen Periskopi, është bërë industri kruciale për Rumani. Në nëntor bota pa e tronditur se si më shumë se 14 mijë dele u fundosën në portin e Detit të Zi gjatë rrugës për në Arabinë Saudite.

Deri tash pak njerëz – madje edhe në Rumani – kanë qenë të vetëdijshëm për shkallën e tregtisë së eksportit me kafshët e gjalla. Në fakt në vitin 2018, Rumania eksportoi 357 milionë euro, duke u bërë eksportuesi më i madh i kafshëve të gjalla në Evropë, dhe i dhjeti në botë.
Fermerët janë të ngujuar brenda një situate të pamundshme. Pavarësisht rrënjëve të thella që ka çobanëria në Romani, delet konsumohen vetëm për Pashkë. Për më shumë, shumica e deleve kanë një mish të përzier.
Qeveria rumune ka formuar një komision agrikulturor për të draftuar një ligj të ri në lidhje me eksportin për kafshët e gjalla, që do ta bënte Rumaninë përgjegjëse për gjendjen e kafshëve jo vetëm deri në pikën e eksportit, por deri në pikën ku ata mbërrijnë në destinacion. Nëse do të adoptohej, ligji do të bëhej i pari në Evropë.
Nën ligjin e ri do të bëhej e detyrueshme për delet që të kenë edhe veterinarin gjatë kohës së eksportit. /Periskopi












