Nis mbledhja e kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje

Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhja e kryesisë e thirrur nga lideri i partisë, Albin Kurti, mbledhje kjo e cila ishte ndërprerë ditën e djeshme. Në këtë mbledhje do të diskutohet për mandatarin për formimin e Qeverisë. Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dhënë afat LVV-së 48 orë që të dërgojë […]
Në Selinë Qendrore të Lëvizjes Vetëvendosje ka filluar mbledhja e kryesisë e thirrur nga lideri i partisë, Albin Kurti, mbledhje kjo e cila ishte ndërprerë ditën e djeshme.
Në këtë mbledhje do të diskutohet për mandatarin për formimin e Qeverisë.
Presidenti i vendit Hashim Thaçi i ka dhënë afat LVV-së 48 orë që të dërgojë propozimin për kryeministër.
Mbledhja e sotme e kryesisë është vazhdim i asaj të djeshmes, e cila mbeti në gjysmë për arsye se Kurti shkoi në kuvend për t’u takuar me kreun e LDK-së Isa Mustafa.
Pasditen e sotme lideri i Lëvizjes Vetëvendosje, Albin Kurti pritet të takohet me kreun e LDK-së Isa Mustafa. /Periskopi/












