Nga sot nis numërimi prej 15 ditësh për Albin Kurtin. Çka ndodhë më pas?

Vetëvendosje sot ia ka dërguar presidentit Hashim Thaçi emrin e të nominuarit të kësaj partie për kryeministër, që është Albin Kurti. Presidenti, ditë më parë, tha se ai e ka të gatshme letrën e nënshkruar ku ka mandatuar Kurtin për kryeministër derisa i bënte thirrje këtij të fundit që ta merrte mandatin ose ta refuzonte […]
Duke pasë parasysh që ende nuk ka një marrëveshje mes partive që janë në negociata për ta formuar bashkë Qeverinë, Vetëvendosje dhe LDK, i bie që Albin Kurti, aktualisht i ka vetëm 29 vota në Kuvend.
Periskopi ka biseduar me njohësin e Kushtetutës, Mazllum Baraliu, për ta marrë një shpjegim lidhur me numërimin prej 15 ditësh për formimin e Qeverisë.
‘’Nëse e kanë dërgu tek Presidenti ai e ka përgatitë vendimin, ka deklaruar se e ka të gatshëm që e ka nënshkruar vendimin, tash presidenti e dërgon në Kuvend. Nëse sot e dërgon në Kuvend vendimin për mandatimin e Albin Kurtit për kryeministër të vendit, prej sot fillon me rrjedhë afati prej 15 ditësh. Nëse brenda 15 ditëve nuk mund ta formoj qeverinë Kurti, dhe parlamenti në seancë pritet ta votojë, nëse jo, humb afati dhe fillon afati i dytë 10 ditor. Meqenëse Kushtetua nuk është e definuar as vendimi i Gjykatë Kushtetutës së 2014-tës, ka vështirësi dhe paqartësi në formulim por arsyetohet dhe thuhet që ja dërgon një kandidati tjetër pra jo kandidatit të njëjtë që i bie të jetë partia e dytë, LDK’’, përfundon Baraliu./Periskopi/Zana Rugova/












