Nga e hëna fillon faza e dytë e reformës në arsim në Kamenicë

Nga e hëna fillon faza e dytë e reformës në arsim në Kamenicë

Komuna e Kamenicës nga e hëna do të fillojë fazën e dytë të reformës në arsim në dy shkolla. Këtë e ka bërë të ditur sot në një konferencë për media, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka treguar se nga e hëna do të fillojë faza e dytë e reformës në […]

Këtë e ka bërë të ditur sot në një konferencë për media, kryetari i Komunës së Kamenicës, Qëndron Kastrati, i cili ka treguar se nga e hëna do të fillojë faza e dytë e reformës në arsim në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë dhe në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin.

Kastrati është shprehur se nxënësit e të dy shkollave të ciklit të ulët (klasa zero deri në klasën e pestë) mësimin do të vijojnë në shkollën “Abdullah Krashnica” në Koretin, ndërsa ata të ciklit të lartë po ashtu të dy shkollave (klasa e gjashtë deri në klasën e nëntë) në shkollën “Rexhep Mala” në Topanicë. Përderisa, sipas tij, shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” do të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”, pas marrëveshjes me Komunën e Gjilanit.

“Sot po vazhdojmë me fazën e dytë të reformës, ku do të përfshihen këto shkolla, “Rexhep Mala” në Topanicë “Abdullah Krashnica” në Koretin. Poashtu kemi bërë marrëveshje me Komunën e Gjilanit që shkolla në Petrovc “Xhelal Sopi” të bashkohet me shkollën në Dobërçan “Nazim Hikmet”. Ashtu siç kemi bërë edhe në fazën e parë ku është vendosur që për secilën klasë të jenë nga 20 nxënës, edhe në këtë fazë do të jetë kështu. Kjo fazë do të përfshijë këto shkolla pasi që është numër i vogël i nxënësve për klasë, ku shkolla në Topanicë ka 143 nxënës, ajo në Koretin 308 nxënës, ndërsa në Petrovc 104 nxënës”, ka thënë Kastrati, njofton kumtesa për media.

Ai i bëri thirrje prindërve që t’i bashkohen kësaj reforme pasi që sipas tij kjo është në të mirë të nxënësve.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?