Netanyahu: Kushdo që përpiqet ta sulmojë Izraelin do të marrë goditje të fuqishme

Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, paralajmëroi se vendi i tij do të godiste fuqishëm këdo që e sulmon atë, pasi përsëriti mbështetjen e tij për vrasjen e komandantit ushtarak iranian, Qasem Soleimani. “Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu në Jeruzalem. Ai tha se Izraeli “qëndron plotësisht” […]
Kryeministri i Izraelit, Benjamin Netanyhahu, paralajmëroi se vendi i tij do të godiste fuqishëm këdo që e sulmon atë, pasi përsëriti mbështetjen e tij për vrasjen e komandantit ushtarak iranian, Qasem Soleimani.
“Kushdo që përpiqet të na sulmojë do të marrë goditjen më të fortë”, tha Netanyahu në Jeruzalem.
Ai tha se Izraeli “qëndron plotësisht” përkrah vendimit të presidentit amerikan, Donald Trump, për të vrarë gjeneralin iranian, duke thënë se Trump duhet të urohet për veprimin e marrë me “me shpejtësi, guxim dhe vendosmëri”.
Reagimi i Netanyahut bëhet pas sulmit në dy baza ajrore që strehojnë trupat amerikane në Irak nga ana e Iranit.
Televizioni shtetëror iranian tha se sulmi është ndërmarrë, si hakmarrje ndaj vrasjes së komandantit të lartë të vendit, Qasem Soleimanit.
Më 3 janar, Shtetet e Bashkuara përmes sulmeve ajrore vranë udhëheqësin e forcës Kuds të Iranit, Qasem Soleimani.












