Nëse e keni parë këtë person, lajmëroni policinë

Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotografisë me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar një kërkesë bashkëpunimi me qytetarët. Personi i kërkuar është: Haki (Fetah) Gjocaj i lindur me 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan. […]
Drejtoria Rajonale e Policisë në Pejë, bazuar në ligj për publikimin e fotografisë me shënime tjera të personit të kërkuar më Urdhëresë të Gjykatës Themelore Pejë, me qëllim lokalizimin dhe rrjedhimisht arrestimin e tij, ka lëshuar një kërkesë bashkëpunimi me qytetarët.
Personi i kërkuar është:
Haki (Fetah) Gjocaj i lindur me 04.02.1977 në fshatin Baballoq-Deçan.
I pandehuri është i kërkuar për veprën penale: Vrasje e Rëndë
“Policia e Kosovës kërkon nga qytetarët e Republikës së Kosovës që kushdo që ka informacion për vendndodhjen e personit të dyshuar në foton e bashkangjitur, të lajmërojë Policinë e Kosovës apo të lajmërohet në stacionin më të afërt policor”.












