Ndjeni një shije të keqe? Goja juaj po ju paralajmeron për një rrezik

Ndjeni një shije të keqe? Goja juaj po ju paralajmeron për një rrezik

Një shije e keqe në gojën tuaj mund të jetë simptoma e diçkaje të padëmshme ose diçka serioze. Pavarësisht nëse është një shije e hidhur, e thartë, metalike ose e ëmbël, arsyet që qëndrojnë pas saj mund të jenë të shumta. Për këtë arsye ju duhet të rikujtoni mirë se çfarë keni ngrënë gjatë ditëve […]

Një shije e keqe në gojën tuaj mund të jetë simptoma e diçkaje të padëmshme ose diçka serioze. Pavarësisht nëse është një shije e hidhur, e thartë, metalike ose e ëmbël, arsyet që qëndrojnë pas saj mund të jenë të shumta. Për këtë arsye ju duhet të rikujtoni mirë se çfarë keni ngrënë gjatë ditëve të kaluara, si jeni ndier dhe bëni mirë të njiheni me historinë mjekësore të familjes.

Njihuni me disa nga shkaqet që mund të jenë përgjegjëse për shijen e keqe në gojën tuaj.

1. Mund të keni një infeksion të majave

Është një infeksion oral dhe prek gojën duke krijuar njolla të bardha në fyt dhe gjuhë. Infeksioni shkaktohet nga një bakterie e quajtur Candida Albicans që natyrisht banon në gojën tuaj dhe kontrollohet nga sistemi juaj imunitar. Sidoqoftë, nëse sistemi juaj imunitar dobësohet, kjo baktere mund të riprodhohet shpejt duke shkaktuar një infeksion. Përveç copave të bardha në fyt, një tjetër simptomë e kësaj është një shije e çuditshme në gojën tuaj.

2. Mund të kesh ngelur shtatzënë

Përveç nazeve dhe lodhjes, një pjesë e madhe e grave shtatzëna ankohen për një shije metalike në gojët e tyre. Kjo ndodh për shkak të ndryshimeve hormonale që trupi juaj përjeton kur krijoni një jetë të re. Hormonet mund të ndikojnë në ndjesinë ndaj erës dhe shijes, por mos u shqetësoni, kjo zakonisht shkon në tremujorin e tretë.

3. Ju mund të keni nevojë për më shumë zink

Nëse jeni duke ngrënë një dietë me zink të ulët, trupi juaj nuk po thith një sasi të duhur të zinkut, ose keni mungesë zinku, mund të përjetoni një shije të çuditshme në gojën tuaj dhe shkencëtarët kanë punuar fort për ta kuptuar arsyen pse. Pas disa studimeve, ata besojnë se kjo ndodh për shkak se zinku rrit nivelin e gustinës, një lloj proteine që kontrollon sythat.

4. Mund të jetë për shkak të gripit ose një ftohje të rregullt

Nëse keni një shije të hidhur në gjuhën tuaj, të shoqëruar nga gripi ose ftohja, mos u shqetësoni, kjo është plotësisht normale. Të dyja janë infeksione të zakonshme dhe sipas shkencëtarëve ato e bëjnë sistemin tuaj imunitar të gatshëm që t’i luftojë me prodhimin e proteinave. Plus, nëse infeksioni është në hundë ose në fyt, mund të jeni duke përjetuar një shije të çuditshme për shkak të baktereve që shkaktojnë gripin.

5. Mund të jetë diabeti

Nëse trupi juaj ka vështirësi në rregullimin e sheqerit në gjakun tuaj, mund të përjetoni një shije të çuditshme të ëmbël në gojën tuaj. Kërkimet tregojnë se nëse vuani nga diabeti e përjetoni këtë. Një arsye tjetër është se nganjëherë diabeti mund të ul sasinë e zinkut që thithni, duke e bërë gojën tuaj të ndjehet sikur ka ngrënë diçka të hidhur.

6. Mund të ishin arrat e pishave që hëngra disa ditë më parë

Shkencëtarët ende po përpiqen të kuptojnë se çfarë e shkakton “sindromën e arrave të pishës”, e cila i referohet shijes së hidhur që disa njerëz përjetojnë disa ditë pasi hanë arra pishe. Mund të zgjasë për disa ditë deri në dy javë, dhe bëhet më i fortë me çdo vakt ose pije që ju konsumoni. Ju nuk e ndjeni aromën e çuditshme kur i hani ato, por kjo nuk do të thotë që nuk e merrni sindromën. Por nuk ka asgjë për t’u shqetësuar pasi, përveç kësaj, nuk ka efekte të tjera anësore.

7. Nivelet e stresit tuaj mund të jenë shumë të larta

Ankthi mund të shkaktojë atë që njihet si xerostomia ose gojë e thatë që do të thotë saktësisht se efekti i thatësisë shkaktohet nga sasi të ula të pështymës në gojën tuaj. Pështyma luan një rol të rëndësishëm në shëndetin tonë që nga fillimi i tretjes sonë deri në luftimin e baktereve të këqija në gojën tonë. Kështu që nëse nuk prodhohet në sasitë e nevojshme, do të përjetoni një shije të çuditshme. Kur jeni nervoz, i shqetësuar ose jeni në ankth, prireni të prodhoni më pak pështymë që është shpjegimi për atë shije të çuditshme.

Të ngjashme
Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Mos blini perde të reja: Me këtë metodë 5-minutëshe do të bëhen sërish të bardha si bora

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi për ditën e sotme - çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Qershori 2026 do të jetë muaji i fatit për këto shenja të horoskopit

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Horoskopi sot- Çfarë kanë parashikuar yjet për ju?

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Pothuajse askush nuk e përdor këtë funksion në klimë: Një klik largon mykun, erërat dhe papastërtitë

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Horoskopi për ditën e sotme, 28 maj 2026

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Video virale tregon Robert F. Kennedy Jr. duke kapur gjarpërinj me duar

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

Parashikimi i horoskopit 26 maj, ja çfarë kanë parashikuar yjet për ju sot

A e ulë seksi stresin?

A e ulë seksi stresin?

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Horoskopi për sot, ja çka kanë parashikuar yjet

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Bëjeni të çmendet: Mos u përmbani - tregoni çdo gjë që dini!

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar

Pse nuk ndryshket ari? Shkencëtarët zbulojnë “arsyen atomike” pas qëndrueshmërisë së metalit të çmuar