Nagavci e LVV-së: Oferta për LDK-në tashmë është e qartë

Pas mbledhjes së kryesisë së LVV, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci tha se sot nuk do ta dërgojnë emrin e mandatarit në presidencë. Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat me LDK-në për përpjekjet e arritjes së koalicionit bashkëqeverisës. Nagavci tha se ende nuk […]
Pas mbledhjes së kryesisë së LVV, nënkryetarja e Kuvendit të Kosovës Arbërie Nagavci tha se sot nuk do ta dërgojnë emrin e mandatarit në presidencë.
Ajo pas mbledhjes së Kryesisë së Lëvizjes Vetëvendosje tha se janë pajtuar që të vazhdojnë negociatat me LDK-në për përpjekjet e arritjes së koalicionit bashkëqeverisës.
Nagavci tha se ende nuk i dinë kërkesat e LDK-së, përderisa shtoi se oferta e VV për LDK tashmë është e qartë, për dërgimin e 6 emrave për qeverinë e re, një zëvendëskryeministër dhe 5 ministra./Periskopi/












