Mustafa tallet me Besnik Bislimin: A ndahen me publikun detaje si ‘u çu njani doli jashtë’, ‘e mbështeti dorën për karrige’

Isa Mustafa, kryetar i LDK’së, ka thënë sonte në RTK se bashkëpartiaku i tij Agim Veliu nuk e kishte lëshuar takimin me VV’në, ashtu siç aludoi Besnik Bislimi, transmeton Periskopi. Madje Mustafa është tallur me Bislimin e VV’së se po qet në publik detaje të parëndësishme, deri tek ato kur dikush del jashtë për të […]
Madje Mustafa është tallur me Bislimin e VV’së se po qet në publik detaje të parëndësishme, deri tek ato kur dikush del jashtë për të kryer ndonjë nevojë.
‘‘Na duhet me ruajtë nivelin. Ajo që ndodh brenda, s’mundesh me thanë që dikush që cohet, cohet prej vullnetit pse ska desht me nejt. Ka pasë naj nevojë. A ndahen me publikun detaje si ‘u cu njani doli jashtë’, ‘e mbështeti dorën për karrige. Në asnjë rast dikush prej bshkëpuntorëve të mi nuk ka thënë hajde e lëshojmë tavolinën, sepse unë jam shef i delegacionit’’.
‘’Edhe me thënë ma tha këtë, më pyeti këtë. Janë sene që nuk bëhen në negociata’./PERISKOPI/












