Mustafa: S’ka takime ka 3 orë me Kurtin më, ose po bëjmë marrëveshje ose jo

Mustafa: S’ka takime ka 3 orë me Kurtin më, ose po bëjmë marrëveshje ose jo

Mustafa: Më nuk ka takime 3 orëshe me Kurtin e të mos bëjmë asgjë – ose bëjmë ose nuk bëjmë marrëveshje Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha para gazetarëve se nuk do të ketë më takime me Albin Kurtit, ku do të bisedojnë nga tri orë, e të ‘thonë se u takuan por nuk arritën […]

Mustafa: Më nuk ka takime 3 orëshe me Kurtin e të mos bëjmë asgjë – ose bëjmë ose nuk bëjmë marrëveshje

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha para gazetarëve se nuk do të ketë më takime me Albin Kurtit, ku do të bisedojnë nga tri orë, e të ‘thonë se u takuan por nuk arritën marrëveshje’. Ai tha se takimi i radhës duhet të jetë vetëm nëse nënshkruhet një marrëveshje.

Këto janë fjalët e Mustafës për gazetarëve:

“Ajo është ofertë që e kemi trajtuar gjatë bisedave tona. Ne kemi kërkuar që VV pas datës 26 të sqarojë pozicionin e saj lidhur me partneritetin e mëtutjeshëm dhe si e shohin ata vendin e LDK-së në këtë partneritet.

Ne nuk dëshirojmë të bëjmë asnjë marrëveshje për bashkëqeverisje nëse nuk është marrëveshje ku të dy palët do të ndjeheshin të fuqishme sic e kanë marrë besimin e qytetarëve të Kosovës.

Në këto biseda ne kemi dhënë cdo njëra palë pozicionin e vetë sa i përket mënyrës se sit ë gjejmë zgjidhje.

Kemi pritë që VV do t’i mirëpres dhe vendi të ketë zgjidhje nga zgjedhjet që i kanë parapri.

Ne nuk kemi hy ta vlerësojmë atë që ka shkruar Vetëvendosje sepse nëse trajtohmë në organet tona, do të trajtohmë vetëm parime mbi të cilat do të vazhdojmë biseda me VV.

Në asnjë rast ne nuk kemi kërkuar shtim të ministrive, kërkim të ministrive, kemi kërkuar partneritet dhe sit ë tillë nuk e shtjellojmë një pozicionim të tillë të VV por trajtojmë pozicionet tona, se a mbetet LDK edhe më tutje ta ketë kryeparlamentarin, presidentin dhe pesë ministri. Qëndrimi i Këshillit të Përgjithshëm ka qenë ky dhe cdo ndryshim duhet të merret me verifikimin e normave tona.

Ne në të gjitha bisedat që kemi pasë deri të enjten e kaluar jemi munduar të harmonizojmë gjërat mes vete. Nuk shoh më arsye të ulemi, të bisedojmë tri orë, të dalim si memecë para jush e të mos kemi çka të themi, por duhet të jemi te marrëveshja dhe do t’ua bëjmë të qartë, e jo vec të ulemi sa për të biseduar dhe konstatuar se u morëm vesh të takohemi sërish.

Shof arsye të bëjmë marrëveshje por partneriteti, të respektimit reciprok”.

Më poshtë, keni propozimet që Lidhja Demokratike e Kosovës, ia ka dërguar Vetëvendosjes, thelbi i së cilave është: Kryeparlamentari t’i takojë LDK-së deri në zgjidhjen e Presidentit të ri.

Propozimet tona, të dorëzuara sot me shkrim, janë si vijon:

  1. LDK-ja do të ketë Kryetarin e Kuvendit deri në zgjedhjen e Presidentit, pastaj Kryetari i Kuvendit do t’i kalojë VV-së. Kjo nënkupton se në vitin e parë të bashkëqeverisjes, secili partner mban një pozitë të lartë shtetërore (VV-ja e ka Kryeministrin, LDK-ja Kryetarin e Kuvendit). Ndërkaq, në tri vitet e tjera, VV-ja mban dy pozita të larta shtetërore (Kryeministrin dhe Kryetarin e Kuvendit), kurse LDK-ja një pozitë (Presidentin, por që shërben si faktor unifikues sipas kushtetutës).
  2. Numri i ministrive mbetet 12 dhe struktura e tyre mbetet siç është dakorduar më herët, me këto përjashtime:
    a) Ministria e Kulturës, Rinisë dhe Sportit i bashkohet Ministrisë së Arsimit, Shkencës dhe Teknologjisë.
    b) Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal ndahet nga Ministria e Punëve të Brendshme, ku është integruar sipas marrëveshjes së arritur në takimet e mëparshme, dhe mbetet për komuniteteve jo shumicë krahas Ministrisë për Komunitete dhe Kthim.
  3. Partnerët e koalicionit, në përputhje me dispozitat kushtetuese, për Presidentit të vendit do të përkrahin kandidatin e propozuar nga LDK-ja.
  4. Si rezultat i kësaj marrëveshje:
    a. Deri në zgjedhjen e Presidentit:
    • VV do të ketë Kryeministrin, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe pesë ministri, ndërkaq
    • LDK do të ketë Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe pesë ministri.
    b. Pas zgjedhjes së Presidentit, të propozuar nga LDK-ja:
    • VV do të ketë Kryeministrin, Kryetarin e Kuvendit, Nënkryetarin e parë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e dytë dhe 5 ministri, ndërkaq
    • LDK do të ketë Presidentin si kandidat të saj të propozuar (por që si President vepron si faktor unifikues sipas Kushtetutës), si dhe Nënkryetarin e dytë të Kuvendit, Zëvendëskryeministrin e parë dhe 5 ministri.
  5. Të gjitha çështjet e tjera mbesin ashtu siç janë dakorduar në takimet e mëparshme.

 

 

 

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?