Mustafa për marrëveshjen me VV’në: Ne mundemi dhe duhet të gjejmë zgjidhje

Kryetari i LDK’së, Isa Mustafa ka folur për negociatat me VV’në duke thënë se pret që të arrihet një marrëveshje për bashkëqeverisje, shkruan Periskopi. “Pres sepse nuk ka asnjë arsye që të mos ndodhë t’i bëjmë gjitha këto përpjekje dhe ta dalim që s’kemi mundur”, ka thënë ai në RTK. Ai ka thënë se oferta […]
“Pres sepse nuk ka asnjë arsye që të mos ndodhë t’i bëjmë gjitha këto përpjekje dhe ta dalim që s’kemi mundur”, ka thënë ai në RTK.
Ai ka thënë se oferta e fundit e LDK’së është më e mira që çon në formimin e qeverisë.
“Kjo që ne e kemi dhënë është një dalje shume e mirë, e frytshme që të qeverisimi bashkarisht dhe mirë dhe asnjëherë spo thojmë që t’i përplasemi durtë dhe të themi që ne nuk ulemi në tavolinë por ne prapë ulemi sepse jemi njerëz. Ne mundemi me gjetë zgjidhje dhe duhet të gjejmë”, ka thënë ai.
Mustafa ka thënë marrëveshja me Vetëvendosjen nuk ka të bëjë më pozita por me parimet e LDK’së dhe se subjekti i tij nuk po kërkon asnjë ministri më shumë./Periskopi/












