Mustafa ia preu duke thënë vetëm edhe një takim, Abazi i thotë Periskopit se duhet “edhe një takim përafrues”

Mustafa ia preu duke thënë vetëm edhe një takim, Abazi i thotë Periskopit se duhet “edhe një takim përafrues”

Mbrëmjen e së martës Lëvizja Vetëvendosje i ka dërguar ofertën e saj me shkrim Lidhjes Demokratike të Kosovës, në të cilën ka hedhur si opsion rritjen e numrit të ministrive nga 12 në 14, në mënyrë që partia e Isa Mustafës të marrë 6 ministri. Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka parë si […]

Por, Lidhja Demokratike e Kosovës, nuk e ka parë si zgjidhje ofertën e partisë së Albin Kurtit, ndërsa si përgjigje i ka dërguar LVV-së një kundër-ofertë, shkruan Periskopi.

LDK-ja i ka propozuar LVV-së ndër të tjerash që posti i kryeparlamentarit t’i takojë kësaj partie, deri në zgjedhjen e presidentit, ndërsa më pas sërish posti i kryetarit të Kuvendit t’i kthehet LVV-së.

Kryetari i LDK-së Isa Mustafa, të mekurën paralajmëroi një takim të fundit me  liderin e LVV-së Albin Kurtin, si vendimtar për arritjen ose jo të marrëveshjes për bashkëqeverisje.

Këto zhvillime duket se kanë larguar edhe më shumë partnerët e mundshëm të koalicionit, pasiqë me deklaratat publike, të dy palët janë shprehur se ofertat e njëra-tjetrës janë të papranueshme.

Tani, i bie që është radha e Lëvizjes Vetëvendosje që të ftojë takimin e radhës, meqë e fundit që e ka dorëzuar propozimin është LDK-ja.

I kontaktuar nga Periskopi, deputeti i LVV-së njëherësh i  propozuari i Kurtit për zëvendëskryeministër të Kosovës Haki Abazi ka thënë se nuk e di se kur do të ketë takim mes LVV-së e LDK-së.

Por, Abazi nuk pajtohet me kreun e LDK-së Isa Mustafa që takimi i radhës të jetë edhe i fundit në mes dy krerëve të të dy partive.

Abazi mendon se do të ishte i nevojshëm një takim i radhës që do të përafronte qëndrimet për formimin e koalicionit.

“Nuk e di a ka me pasë takim, prej diskutimeve ka qenë e qartë që LVV-ja ka thirrë për takim, për mi përafru të dy pozicionet sepse edhe oferta e LVV-së edhe oferta e LDK-së janë prezantuar në takimin e fundit. Unë e shoh si të domosdoshme takimin e radhës për t’i parë këto dy oferta në tavolinë dhe për të përafru qëndrimet”, tha Abazi për Periskopin.

Kujtojmë se diskursi publik i të dy partive kohëve të fundit është ashpërsuar.

Mbrëmë nënkryetari i LVV-së Besnik Bislimi ka thënë se gjatë takimeve negociuese Agim Veliu i LDK-së ka thënë ‘Çohuni se nuk ka kurrgjë prej kësaj’.

Agim Veliu nga ana tjetër ka thënë se besnik Bisilmi ‘po rren’./Periskopi/B.Hoti/

Të ngjashme
Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së  policisë në Maliq

Në kërkim prej vitit 2017, profili i 43-vjeçarit Violand Braçellari, autor i i vrasjes së policisë në Maliq

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

Ky është çmimi i naftës dhe benzinës për sot

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

“Nuk kishte njoftim të mos hyhet në det”, si ndodhi tragjedia në Shëngjin?

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Kandidati për president të Real Madridit trondit me premtimin: Haaland dhe Rodri do të vijnë në Madrid

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vrasja e policit në Maliq, kush është autori dhe si hapi zjarr ndaj efektivëve

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Vritet një polic gjatë një operacioni në Shqipëri, plagoset një tjetër

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Mes polemikave për Zvërnecin, Rama publikon një mesazh nga Vlora në mbështetje të investimit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

Tensione të reja mes Beogradit dhe Podgoricës, rreth 30 malazezë ndalohen në aeroportin e Beogradit

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

KQZ lejon diasporën të votojë me dokumente me afat të skaduar

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Humbje diplomatike për Gjermaninë në OKB, Berlini ngre dyshime për ndikimin rus

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Dhoma e Përfaqësuesve miraton rezolutë për të kufizuar veprimet ushtarake të Trumpit ndaj Iranit

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Identifikohen viktimat, si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit

Futbollisti Leonit Aliu është njëri nga dy të mbyturit në bregdetin e Shëngjinit