Mustafa demanton Osmanin: Ofertat e VV-së nuk shqyrtohen më në Këshill të Përgjithshëm

Mustafa demanton Osmanin: Ofertat e VV-së nuk shqyrtohen më në Këshill të Përgjithshëm

Nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, tha sot se për ofertën e Vetëvendosjes, ku propozohej të shtohej numri i ministrive, do të diskutojë Këshilli i Përgjishëm i LDK-së. Por, ndryshe flet kryetari i LDK-së, Isa Mustafa. Ai thotë se qëndrimet e Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së janë të njohura, që në bisedime me Vetëvendosjen, kjo parti […]

Kryetari i LDK-së, Isa Mustafa, tha sot se me Vetëvendosjen mund të bëjnë një marrëveshje e cila do bazë do ta ketë pushtetin e balancuar. Sipas Mustafës, ky është qëndrim i Këshillit të Përgjithshëm të LDK-së dhe ‘mund të rikonfirmohet gjatë kësaj jave”.

“Ne nuk kemi hy ta vlerësojmë atë çfarë na ka shkruar Lëvizja Vetëvendosje sepse nëse ne trajtojmë në organet tona, do të trajtojmë vetëm parimet me të cilat do të vazhdojmë bisedimet me Vetëvendosjes. Si të tillë, nuk e trajtojmë, nuk e shtjellojmë një pozicionim të tillë të Vetëvendosjes, por trajtojmë qëndrimet tona, se a mbetet LDK edhe më tutje në kërkesat për Kryeparlamentarin, Presidentit dhe pesë ministri. Qëndrimi i Këshillit të Përgjithshëm ka qenë ky që do të thotë ne duhet të kemi këto pozita dhe çdo ndryshim nuk mund të bëhet të themi pa marrjen e verifikimit të organeve tona. Brenda kësaj jave epilogu mund të jetë i organeve tona, sepse ne duhet të rikonfirmojmë qëndrimet tona, pas asaj do të shohim se si do të reflektojë edhe Lëvizja Vetëvendosje. Nëse ajo është përfundimtare atëherë edhe qëndrimi jonë do të jetë përfundimtar”, tha Mustafa, shkruan Periskopi.

Mirëpo, pak më herët, ndryshe foli nënkryetarja e LDK-së, Vjosa Osmani, e cila tha se ‘Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së do ta shqyrtojë ofertën e Vetëvendosjes”.

“Unë kam deklaruar dje dhe e përsëris edhe sot që propozimet e tilla vendos Këshilli i Përgjithshëm i LDK-së, natyrisht që në Këshill të Përgjithshëm do të diskutojmë lidhur me rimandatimin e ekipit tonë për të vazhduar negociatat dhe përparimet brenda të cilave do të vazhdojnë ato negociata dhe natyrisht anëtarët e Këshillit do të diskutojnë dhe do ta shprehin vullnetin e tyre në lidhje me këtë temë, mirëpo nuk është e drejtë që unë të paragjykoj se çfarë do të mendojnë ata sepse secili prej tyre ka mandat por edhe ka përgjegjësi para qytetarëve të Kosovës që ta japë vlerësimin në interes të vendit.

Kjo është çështje për të cilin do të vendosin anëtarët e Këshillit të Përgjithshëm dhe pastaj përfundimisht deputetët ata që e kanë legjitimitetin qytetar për të vendosur për tema të tilla. Pra është në vullnetin dhe ndërgjegjen e secilit anëtar të Këshillit të Përgjithshëm. Besoj që në ditët në vijim do të mblidhen organet e partisë të cilat e kanë detyrën sipas statutit që të vendosin tema të tilla”, ka deklaruar sot Osmani./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?