Mustafa: Ambasadat të interesuara të kemi Qeveri sa më shpejt, të shohim çka do bëjmë sot me Kryesinë e LDK-së

Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, pas takimit me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot, ka thënë se ambasadorët në Kosovë janë të interesuar që vendi të bëhet me qeveri sa më shpejt. “S’mund të them asgjë, do ta kemi mbledhjen e Kryesisë, do të bisedojmë për këto cështje, do të mundohemi të […]
Kryetari i LDK’së Isa Mustafa, pas takimit me ambasadorin e Mbretërisë së Bashkuar në Kosovë, Nicholas Abbot, ka thënë se ambasadorët në Kosovë janë të interesuar që vendi të bëhet me qeveri sa më shpejt.
“S’mund të them asgjë, do ta kemi mbledhjen e Kryesisë, do të bisedojmë për këto cështje, do të mundohemi të gjejmë rrugë për marrëveshje. Ambasadat janë të interesuara, që Kosova të ketë Qeveri dhe për këtë arsye vijnë dhe bisedojnë me ne. Edhe ne jemi të interesuar që sa më shpejt Kosova të bëhet me Qeveri”, ka deklaruar Mustafa për indeksonline, përcjell Periskopi.












