Mosmiratimi i buxhetit mund të çojë shtetin në kolaps financiar

Mosmiratimi i buxhetit mund të çojë shtetin në kolaps financiar

Një marsi është afati i fundit kur duhet të miratohet buxheti për vitin 2020. Në të kundërtën, ekspertë të ekonomisë thonë se Kosova mund të kolapsoi financiarisht. Ata konsiderojnë se Kuvendi aktual duhet t`i lejojë qeverisë në dorëheqje ta shfrytëzojë 1 të 12-ën e buxhetit të vitit 2019 edhe pas datës 1 mars dhe të […]

Një marsi është afati i fundit kur duhet të miratohet buxheti për vitin 2020. Në të kundërtën, ekspertë të ekonomisë thonë se Kosova mund të kolapsoi financiarisht. Ata konsiderojnë se Kuvendi aktual duhet t`i lejojë qeverisë në dorëheqje ta shfrytëzojë 1 të 12-ën e buxhetit të vitit 2019 edhe pas datës 1 mars dhe të shikohen mundësit ligjore nëse kjo qeveri ka të drejtë të propozoj një draft buxhet për viti 2020.

Kryeministri në detyrë, Ramush Haradinaj ka theksuar se pa miratimin e buxhetit për vitin 2020, shteti mund të bankroton, meqë shfrytëzimi i buxhetit të vitit paraprak mund të bëhet vetëm deri në muajin mars. Të njëjtën gjë e thonë edhe ekspertë të ekonomisë. Sipas tyre, në rast se nuk miratohet buxheti apo nuk formohen institucionet deri më 1 mars të këtij viti, Kosova rrezikon të kolapsoi financiarisht. Megjithatë, ekspertët japin ide për të dalë nga kjo situatë. Naim Gashi, ekspert i ekonomisë, tha për Radio Kosovën se janë dy mundësi për miratim të buxhetit të vendit për vitit 2020.

“Mundësia e parë është që Kuvendi aktual të miratojë një vendim që i lejon qeverisë në dorëheqje që ta shfrytëzoj 1 të 12-ten e buxhetit të vitit 2019, edhe pas datës 1 mars. Mundësia e dytë është që të shikohen mundësitë ligjore nëse qeveria në dorëheqje ka të drejtë që t’i propozojë Kuvendit një draft buxhet për vitin 2020 dhe të miratohet ai draft”, tha Gashi.

Ndërkaq, eksperti tjetër i ekonomisë, Skënder Krasniqi i tha Radio Kosovës se vendi rrezikon të shkojë në zgjedhje të jashtëzakonshme, e kjo, sipas tij, do të vështirësonte miratimin e buxhetit këtë vit ngase komisionet parlamentare ende nuk janë formuar.

“Komisionet Parlamentare duhet të krijohen shumë shpejt dhe më pas qeveria ta dërgojë një plan buxhetorë në Parlament. Më pas, Parlamenti ta votojë atë plan në mënyrë që të shkojmë në zgjedhje të reja. Variante tjera nuk ka dhe është vështirë”, tha Krasniqi.

Në anën tjetër, zëdhënësi i Ministrisë së Financave, Muharrem Shahini, në një përgjigje me shkrim tha se në përputhje me Ligjin për Menaxhimin e Financave Publike dhe Përgjegjësitë, në rast të mos aprovimit të Ligjit të Buxhetit, vetëm Kuvendi i Kosovës me anë të një vendimi, mund të autorizojë zgjatjen e Ligjit për Ndarjet Buxhetore të vitit të kaluar fiskal dhe jo më shumë se 3 muaj. Mirëpo, nëse zgjedhjet e përgjithshme parlamentare janë mbajtur në periudhën kohore më pak se katër muaj para fillimit të vitit përkatës fiskal, ndarjet buxhetore të vitit të mëparshëm fiskal zgjaten për të mbuluar vetëm dy muajt e parë të vitit pasues fiskal, që janë të barabartë me 16.67% të ndarjeve buxhetore të siguruara për organizatat buxhetore nga Ligji i ndarjeve buxhetore.

Nëse zgjatja e përcaktuar për dy muajt e parë ose sipas një vendimi të Kuvendit për tre muaj, ka skaduar, dhe Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore nuk është miratuar, atëherë asnjë organizatë buxhetore ose autoritet tjetër publik nuk mund të autorizojë asnjë shpenzim ose pagesë derisa të miratohet Ligji i ri për Ndarjet Buxhetore, përveç pagesave për larjen e borxhit publik, kur ato pagesa maturohen.

Sipas ligjeve të Kosovës, 1/12 e buxhetit paraprak aktivizohet me automatizëm për muajin janar dhe shkurt, ndërkohë për muajin mars, nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020, atëherë mund t’i kërkohet Kuvendit të Kosovës të vazhdohet buxheti paraprak edhe për muajin e tretë. Në prill pason bllokadë nëse nuk votohet buxheti i vitit 2020.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?