Mirena: VV është fajtore për mos arritjen e marrëveshjes, edhe këtë herë e ka shansin

Analisti politik Ilir Mirena ka komentuar takimet e LDK-VV’së të cilat po rezultojnë pa marrëveshje. Sipas Mirenës, fajtor për mos arritjen e kësaj marrëveshjeje është VV’ja dhe siç thekson ai, VV’së i takon si fituese e zgjedhjeve për përgjegjësinë. Takimet e vazhdueshme të këtyre dy subjekteve politike janë shndërruar në një gallatë nëpër rrjetet sociale […]
Sipas Mirenës, fajtor për mos arritjen e kësaj marrëveshjeje është VV’ja dhe siç thekson ai, VV’së i takon si fituese e zgjedhjeve për përgjegjësinë.
Takimet e vazhdueshme të këtyre dy subjekteve politike janë shndërruar në një gallatë nëpër rrjetet sociale ka thënë Mirena, në “Debat plus”, përcjell Periskopi
“ VV është fajtore, sepse fituesit i takon përgjegjësia. Vet të qeshurat që u bënë këtu në studio dhe gallatat që po bëhen nëpër rrjetet sociale, po shihet që janë shndërruar në gallatë. Për nesër shpresojë të i’a dalin pavarësisht sulmeve të vazhdushme që kanë hedhur ndaj njëra tjetërës, e në veçanti kampanja e VV’së ndaj LDK’së. Nesër ndoshta disi do të i’a dalin ti tejkalojnë ato”, ka thënë Mirena.
Tutje Mirena ka përmendur edhe një citat nga ana e VV’së që vazhdimisht e thonë se fitorja e VV’së është histori për Kosovën, Mirena iu kundërvihet duke thënë se kjo është një shansë për VV, e jo për Kosovën
Ai thekson se VV’ja edhe kësaj here e ka shansin
“Është moment historik për vv jo për Kosovën nëse këtë herë e hupin këtë shansë, nuk do të mund të jenë më partia e parë pas zgjedhjeve të reja”, tha ai/Periskopi












