Media amerikane: Irani ‘gabimisht rrëzoi aeroplanin e Ukrainës’

Irani gabimisht goditi aeroplanin ukrainas që u rrëzua të mërkurën pranë Teheranit me 176 persona në bord, raportojnë media amerikane. Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se Boeing 737-800 Ukrainian Airlines International u godit nga një raketë, thotë CBS, transmeton Periskopi. Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketash rrëzoi aeroplanin – […]
Zyrtarët amerikanë thonë se ata besojnë se Boeing 737-800 Ukrainian Airlines International u godit nga një raketë, thotë CBS, transmeton Periskopi.
Ukraina më herët tha se po shqyrtonte nëse një sulm raketash rrëzoi aeroplanin – por Irani e përjashtoi këtë.
Rrëzimi erdhi vetëm disa orë pasi Irani kreu sulme me raketa në dy baza ajrore që strehonin forcat amerikane në Irak.
CBS News duke cituar inteligjencën amerikane tha se një satelit zbuloi “goditje” infra të kuqe të dy lëshimeve të raketave, të ndjekura nga një tjetër goditje e një shpërthimi./Periskopi/












