Mblidhet kryesia e Lëvizjes Vetëvendosje

Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur kryesinë e partisë në të cilën pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet Presidentit. Mbledhja e kryesisë pritet të nisë pas pak, ndërsa në selinë e partisë së Albin Kurtit kanë arritur, kryeparlamentari Glauk Konjufca, deputeti Rexhep Selimi, Arbërie Nagavcj e Fitore Pacolli, njofton KTV-ja. Kujtojmë se dje […]
Lëvizja Vetëvendosje ka mbledhur kryesinë e partisë në të cilën pritet të diskutohet propozimi për kryeministër që duhet t’i dërgohet Presidentit.
Mbledhja e kryesisë pritet të nisë pas pak, ndërsa në selinë e partisë së Albin Kurtit kanë arritur, kryeparlamentari Glauk Konjufca, deputeti Rexhep Selimi, Arbërie Nagavcj e Fitore Pacolli, njofton KTV-ja.
Kujtojmë se dje pas takimi Kurti-Thaçi, ky i fundit u ka vënë afat konsultave të tyre. Në njoftimin e lëshuar për medie, Thaçi ka bërë të ditur se liderit të VV-së i ka dhënë afat 48 orë për nominimin e kryeministrit.
Ndërsa zëdhënësi I LVV-së Arlind Manxhuka i ka thënë Periskopit se nuk mund ta konfirmojë takimin e kryesisë së kësaj partie. /Periskopi/












