Mbi 12 milionë euro humbin komunat në proceset gjyqësore

Mbi 12 milionë euro humbin komunat në proceset gjyqësore

Komunat e Kosovës kanë shpenzuar mbi 12 milionë euro si pasojë e humbjeve të rasteve në procese gjyqësore. Ndër to prijnë komuna e Leposaviqit, Ferizaj, Mitrovica e Jugut, Deçani, Drenasi, dhe Kllokotit të cilat kanë paguar më së shumti nga vendimet e gjykatave në periudhën janar- tetor të vitit 2019. Gjitha këto po vijnë si […]

Këto të dhëna u publikuan sot në konferencën e Lëvizjes “Fol”, ku u prezantuan edhe gjetjet tjera nga monitorimi i tillë në kuadër të projektit “Transparenca dhe llogaridhënie komunale për taksapaguesit”, të mbështetur nga Ambasada e Shteteve të Bashkuara në Prishtinë.

Koordinatori i projekteve në ‘Fol’, Elbasan Racaj tha se edhe në të kaluarën komunat kanë bërë shpenzime të tilla, ku vetëm në vitin 2018 komunat kanë shpenzuar më shumë rreth 16 milionë euro, ndërsa vitin 2017, tetë milionë.

Ndërsa, ndër komunat që kanë shpenzuar më pak, ai tha se janë Shtërpca, Ranillugu, Obliqi, Dragashu, Hani i Elezit dhe Graçanica.

“Komunat shpenzojnë kogja të holla në këtë fushë. Nëse ndalemi dhe analizojmë sa kanë shpenzuar komunat në periudhën janar-tetor 2019, si rezultat i vendimeve të gjyqësorit, atëherë arrijmë në shifrën prej 12 milionë e 458 mijë e 861 euro. Pra kjo është shumta totale të cilën 38 komuna të republikës kanë shpenzuar si rezultat i vendimeve të gjyqësorit. Në përqindje kjo përkthehet në 2.22 përqind. Pra 2.22 përqind, komunat kanë shpenzuar në këtë kuadër”, tha ai.

Gjithë këto humbje, sipas Racajt po vijnë në mungesën e stafit të zyrave ligjore në komunat përkatëse.

“Vlerësimi i rasteve mbi të cilat janë dënuar komunat dhe mbi të cilat komunat detyrohet në bëjnë pagesa janë të shumta. Ndoshta ka komunë që ka një vendim nga 20 euro deri tek 100 mijë euro që është kogja e vështirë analizimi i të gjitha rasteve. Ajo që ne e kemi pa është që zyra ligjore të komunave ankohen për personale të pakët. Pa mundësi të procedimit të të gjithave lëndëve dhe marrjen pjesë në seanca gjyqësore ku vendoset për buxhetin e komunës”, u shpreh Racaj.

Lëvizja FOL, në kuadër të mbledhjes së këtyre të dhënave, ka shfrytëzuar edhe raportet financiare të komunave, të dhënat e ofruara nga Ministria e Administrimit të Pushtetit Lokal, si dhe të dhënat e publikuara nga Zyra Kombëtare e Auditimit.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?