Mbi 12 mijë anëtarë bashkohen për ta ndaluar degradimin e Liqenit të Badovcit

Mbi 12 mijë anëtarë bashkohen për ta ndaluar degradimin e Liqenit të Badovcit

Pamja për rreth liqenit të Badovcit pritet të ndryshojë. Kështu të paktën parashihet përmes një projekti i cili po mendohet të realizohet nga disa kompani në Kosovë në mënyrë që ta ndërtojnë një lagje buzë liqenit të Badovcit. Një iniciativë e tillë s’po iu duket e duhur mijëra banorëve të tjerë. Në grupin e formuar […]

Kështu të paktën parashihet përmes një projekti i cili po mendohet të realizohet nga disa kompani në Kosovë në mënyrë që ta ndërtojnë një lagje buzë liqenit të Badovcit.

Një iniciativë e tillë s’po iu duket e duhur mijëra banorëve të tjerë. Në grupin e formuar në rrjetin social ‘Facebook’ që quhet ‘’Grupi për mbrojtjen e Liqenit të Badovcit’’, mbi 12 mijë qytetarë po kërkojnë që ky projekt të mos realizohet, shkruan Periskopi.

Këtij grupi brenda 24 orëve i janë bashkuar 11 mijë anëtarë që e kundërshtojnë një projekt të tillë duke u bazuar në idenë se ndërtimi i lagjes do t’i sillte dëme liqenit.

Ky projekt duket se nuk ka leje ndërtimore dhe as që ka aplikuar për një të tillë në Urbanizmin e Komunës së Prishtinës.

“Për leje nuk kanë aplikuar dhe për të marrë një të tillë, duhet pëlqim mjedisor nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor”, ka thënë kryetari Shpend Ahmeti.

Ministri në detyrë i Ministrisë së Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor, Fatmir Matoshi, përmes një postimi në Facebook ka shkruar se nuk ka informata ende për projektin në fjalë, ndonëse zotohet se do të veprojë në pajtueshmëri me ligjin.

“Dëshirojë të sigurojë të gjithë ata që janë shqetësuar nga ky lajm, se do të ketë zbatim të plotë të ligjit sa i përket ndërtimeve në zonat pranë akumulacioneve të ujit. Në informatat e para që i kam, investitori duhet t’i nënshtrohet edhe pëlqimit mjedisor dhe tek pastaj të definohet nëse i plotëson kushtet për mbrojtje të mjedisit dhe ujërave. Republika e Kosovës ka ligje mjaft të avancuara për ujërat dhe kërkohet vetëm zbatimi i plotë i tyre nga të gjitha palët e përfshira”, ka shkruar ai.

Matoshi thotë se te ky liqen, vitin e kaluar kanë lëshuar në funksion Impiantin për trajtimin e ujërave të zeza për pjesën që përfshin Mromorin dhe disa fshatra rreth tij..

Fytyra të ndryshme publike nga politika si dhe nga shoqëria civile kanë reaguar në lidhje me projektin në fjalë.

Asambleisti nga PSD, Nol Nushi  thotë se ndërtimi i i lagjes do të ishte fatal meqenëse uji në Badovc përdoret për pije.

Ndër tjera, Nushi çuditet se si kompanitë e ndërtimit kanë marrë pëlqimin nga Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapsinor për të ndërtuar lagjen.

”Me shqetsim pashë njoftimet në media dhe rrjete sociale për ndërtimin e një kompleksi të banimit në afërsi të Liqenit të Badovcit. Deri tani të vetmet informacione janë nga palët që kanë planifikuar ndërtimin në atë pjesë.

Që nga krijimi i Liqenit në vitet 60’ nuk ka ndodhur asnjë ndërtim në afërsi të tillë siç po planifikohet ky që po flasim. Përveç si burim i pazëvendësueshëm i ujit të pijshëm, ky liqen me veçoritë e tij është e vetmja hapësirë e tillë rekreative. Për vite të tëra ky liqen është shfrytëzuar nga të gjithë pa dallim për piknik, sport, kamping, vrapim, shëtitje, peshkim, pushim e aktivitete të ndryshme rekreativo-sportive.

Sipas informacioneve (të pakta), në një nga hapësirat më të bukura pranë liqenit, po planifikohet të ndërtohet një lagje elitare dhe ekskluzive. Ky veprim cënon karakterin e deritashëm publik dhe gjithpërfshirës të kësaj hapësire. Pasojë konkrete e këtij veprimi do të jetë fillimi përvetësimit të një resursi të veçantë natyror që deri tani ishte i qasshëm për të gjithë.

Ndonëse e thënë vetëm nga pala që planifikon ndërtimin, është tepër shqetësuese që Ministria e Mjedisit dhe Planifikimit Hapësinor tashmë ka lëshuar një pëlqim për këtë ndërtim. Një çështje që do të duhej të ishte temë e debatit publik është kaluar në fshehtësi të plotë dhe më një nguti të çuditshme.

Ligjet e mangëta, rregulloret e paqarta nuk mund të jenë hapësirë për dëmtimin e Liqenit të Badovcit. Ministria përkatëse duhet ta shfuqizojë pëlqimin e dhënë. Nëse kjo nuk ndodhë, Komuna e Prishtinës përmes të gjitha mundësive ligjore dhe politike duhet të ndikojë që ndërtimi të mos ndodhë. Nëse ligjet lejojnë këso hapësira, duhet t’i ndryshojmë ligjin. Tashmë janë me mijëra qytetarë që janë përfshirë aktivisht në këtë kundërshtim. Bashkë me qytetarët, asamblenë komunale dhe institucionet e tjera lokale duhet të bëjmë të pamundurën që të mos e lejojmë këtë ndërtim”, përfundon Nushi.

Kompania e ndërtimit, e cila ka disa rrokaqiej në Prishtinë “KAWA Group” dhe kompania “4M Group” kanë planifikuar që të ndërtojnë këtë lagje me shtëpi buzë Liqenit të Badocit./Periskopi/

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?