Matoshi për LDK-VV: Nuk po e kuptojmë kush është fajtori, nuk ka transparencë

Analisti politik, Halil Matoshi, ka thënë se mungesa e transparencës në negociatat LDK-VV ka bërë që mediet të dalin me spekulime prej burimeve të brendshme. “Nuk po e kuptojmë kush është fajtori”, ka thënë Matoshi në Pressing. “Është e padrejtë ajo që po bëjnë LDK dhe VV duke i lënë gazetarët në të ftohtë deri […]
“Nuk po e kuptojmë kush është fajtori”, ka thënë Matoshi në Pressing.
“Është e padrejtë ajo që po bëjnë LDK dhe VV duke i lënë gazetarët në të ftohtë deri në shtatë orë. Populli duhet të dijë çfarë po ndodhë dhe kush çka po ofron. Ai duhet të jep vetë mendimin se kush është fajtori”
Ai tutje thotë se njëra parti po përfiton nga kjo mungesë e informacioneve.
“Në krejt këtë lojë LDK del fituese”, tha Matoshi.












