Mandatimi i Kurtit: Të gjitha deklaratat e zyrtarëve të VV-së ku i kërkojnë marrëveshje LDK-së

Mandatimi i Kurtit: Të gjitha deklaratat e zyrtarëve të VV-së ku i kërkojnë marrëveshje LDK-së

Pas nomiminit të Albin Kurtit për kryeministër, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë reaguar duke kërkuar koalicionin me LDK-në. Haki Abazi i Vetëvendosjes e njëherit i nominuar i Kurtit për pozitën e zëvendëskryeministrit, ka thënë se krijimi i qeverisë Kurti është realizim i vullnetit qytetar të 6 tetorit. “Krijimi qeverisë Kurti është realizimi i vullnetit qytetar të […]

Pas nomiminit të Albin Kurtit për kryeministër, zyrtarë të Vetëvendosjes kanë reaguar duke kërkuar koalicionin me LDK-në.

Haki Abazi i Vetëvendosjes e njëherit i nominuar i Kurtit për pozitën e zëvendëskryeministrit, ka thënë se krijimi i qeverisë Kurti është realizim i vullnetit qytetar të 6 tetorit.

“Krijimi qeverisë Kurti është realizimi i vullnetit qytetar të 6 tetorit. Mosformimi në anën tjetër është vazhdim i kapjes së shtetit, vazhdim i krimit dhe korrupcionit dhe kontrollit të institucioneve nga monopolet dhe atyre që po kundërshtojnë koalicionin LVV- LDK për interesa te tyre klanore e grupore”, shkruan Abazi në Facebook.

Edhe Albulena Haxhiu e VV-së, ka shkruar se pas nominimit të sotëm të Kurtit për kryeministër, është radha që LDK të tregojë nëse vërtet e do ndryshimin.

“Sot, dorëzuam emrin e mandatarit. Mandatari ynë do të jetë ai që ka marrë mbështetjen më të madhe nga qytetarët e Republikës sonë më 6 tetor, Albin Kurti. Jo më vonë se 15 ditë, kandidati ynë, duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.
Këto ditë janë shans ideal për të marrë vendimin historik në përputhje me vullnetin e qytetarëve. Për të jetësuar vullnetin e qytetarëve të shprehur më 6 tetor, ne kemi bërë shumë kompromise. Është radha që LDK, të tregojë se e do vërtetë ndryshimin”, shkruan Haxhiu në Facebook.

Arbërie Nagavci, po ashtu shkruan se prej sot, VV dhe LDK duhet të ‘përmbushin shpresat për ndryshim’.

Znj.Nagavci shkruan në FB:

“Albin Kurti, personi më i votuar në zgjedhjet parlamentare, është i mandatuari për formimin e Qeverisë së Republikës së Kosovës. Sot dërguam dhe formalisht propozimin e LV! si fituese e zgjedhjeve.  Tani më nuk ka dhe shumë kohë, 15 ditë nga nesër Albin Kurti duhet të paraqes përbërjen e Qeverisë para Kuvendit.
Nuk mund të presim në pafundësi, nuk mund të rrezikojmë miratimin e buxhetit e krijimin e situatave të vështira financiare në qindra mijëra familje e as të bllokojmë krijimin e institucioneve. Ne po bëjmë hapa përpara në jetësimin e vullnetit të qytetarëve të shprehur me 6 tetor, po angazhohemi për krijimin e një Qeverie që do të luftojë krimin e korrupsionin, që do të punoj shumë për zhvillimin ekonomik e përmirësimin e jetës së qytetarëve, për mundësitë e reja e hapjen e perspektivave për të rinjët tanë. Kemi besuar se në këtë rrugëtim do të jemi bashkë me LDK-në, në realizimin e programit për të cilin jemi pajtuar tashmë, andaj jemi angazhuar e do të punojmë edhe ditëve në vijim që kjo të arrihet. Nuk mund të kthehemi në të kaluarën, në rrugën përpara duhet ulur në tavolinën e bisedimeve deri në arritjen e marrëveshjes, votimin e Qeverisë Kurti dhe fillimin e punës. Bashkë me LDK-në duhet të përmbushim shpresat për ndryshim. Kjo është mundësia e fundit për të jetësuar vullnetin e qytetarëve, për t’u shkëputur përfundimisht nga qeverisjet e papërgjegjshme që shkaktuan largimin e qindra mijëra qytetarëve rrugëve të botës. Skenaret që pengojnë realizimin e vullnetit të qytetarëve nuk mund dhe nuk duhet të ngadhnjejnë mbi zërat racional që duhet t’I dëgjojmë këto ditë. Është koha që premtimet t’i bëjmë realitet, që besimin që na e kanë dhënë, ta kthejmë në votimin e Qeverisë së ndryshimit. Qytetarët kanë folur me 6 tetor, të zgjedhurit e tyre do të flasin pas dy jave, me shpresën që do të përmbushin besimin e dhënë”./Periskopi/

 

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?