LVV nuk respekton afatin e Presidentit: Do t’ia dërgojmë me shkresë emrin në ditët në vijim

Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes vetëvendosje gjatë të cilës është diskutuar për propozimin për mandatar. Pas kësaj, LVV përmes një komunikate për media ka njoftuar se presidentit Hashim Thaçi, do t’ia dërgojnë emrin e mandatarit me shkresë brenda disa ditëve. Kjo i bie që LVV nuk e respekton afatin kohor prej 48 orësh […]
Ka përfunduar mbledhja e kryesisë së Lëvizjes vetëvendosje gjatë të cilës është diskutuar për propozimin për mandatar.
Pas kësaj, LVV përmes një komunikate për media ka njoftuar se presidentit Hashim Thaçi, do t’ia dërgojnë emrin e mandatarit me shkresë brenda disa ditëve.
Kjo i bie që LVV nuk e respekton afatin kohor prej 48 orësh të presidentit të vendit për emrin e mandatarit i cili skadon sot ,shkruan periskopi.
“Sot u mbajt mbledhja e Kryesisë së Lëvizjes VETËVENDOSJE!. Në respektim të plotë të Kushtetutës së Republikës së Kosovës, Nenit 84 pika 14 dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese KO 103/14, subjekti ynë do të bëjë propozimin për mandatarin për Kryeministër. Këtë propozim do t’ia dërgojmë me shkresë zyrtare Presidentit të Republikës në ditët në vijim”, thuhet në njoftim.
VV thotë se pas pranimit të shkresës sonë zyrtare, në respekt të Kushtetutës, Nenit 95 pika 1, dhe Aktgjykimit të Gjykatës Kushtetuese presim që Presidenti t’ia drejtojë Drekretin me propozimin tonë Kuvendit të Republikës së Kosovës.
“Ndërkohë kanë rifilluar bisedimet me drejtuesit e Lidhjes Demokratike të Kosovës për marrëveshjen për koalicionin e ardhshëm qeverisës”, përfundon reagimi./Periskopi/












