Lutfi Haziri shpalos detaje nga takimi i sotëm Kurti-Mustafa

Lutfi Haziri nga LDK sonte në Rubikon ka deklaruar se gjatë takimit të sotëm me Vetëvendosjen kanë bërë propozime nga të dyja palët, transmeton Periskopi. ‘’Ne ju kemi propozu, edhe ata kanë bërë propozime konkrete. Të dy palët. Edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa’, ka thënë Haziri. Edhe LDK para një ore doli me një […]
‘’Ne ju kemi propozu, edhe ata kanë bërë propozime konkrete. Të dy palët. Edhe Albin Kurti edhe Isa Mustafa’, ka thënë Haziri.
Edhe LDK para një ore doli me një njoftim zyrtar ku tha ia kanë paraqitur VV’së ofertën e tyre për bashkëqeverisje.
’Të gjitha supozimet dhe hipotezat që po qarkullojnë sonte nëpër medie rreth diskutimeve të sotme në mes të LDK dhe LVV janë të pavërteta. LDK, në mirëbesim dhe me vullnet për të arritur marrëveshje, i ka paraqitur ofertën LVV-së për bashkëqeverisje’’/PERISKOPI/












