Lutfi Haziri: I kemi tejkaluar çështjet për Presidentin dhe ministritë, për arritjen e koalicionit ka pengesa të tjera

Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot do të vazhdojnë takimin e tyre për përpjekje të një marrëveshje përfundimtare për koalicionin mes tyre Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se për arritjen e koalicionit me LVV-në nuk është pengesë më çështja e presidentit dhe numrit të ministrive, por janë në diskutim […]
Lëvizja Vetëvendosje (VV) dhe Lidhja Demokratike e Kosovës (LDK) sot do të vazhdojnë takimin e tyre për përpjekje të një marrëveshje përfundimtare për koalicionin mes tyre
Nënkryetari i LDK-së Lutfi Haziri ka thënë se për arritjen e koalicionit me LVV-në nuk është pengesë më çështja e presidentit dhe numrit të ministrive, por janë në diskutim pengesa të tjera.
“Nuk ka të bëj me kërkesë specifike e aq më pak me atë që po shkruhet e lexohet në sektor, apo me numrat e ministrive, nuk është kjo pjesë as e bisedave të fundit që po bëhen, ne jemi tu i diskutu pengesat tjera”, tha ai për GazetaBlic.
Haziri tha se në këtë takim shpreson që të ketë një marrëveshje, pasi që përafrimi ka ndodhur, por që ende ka për të diskutuar dhe qartësuar për pozicionet e tyre.
“Ne po shpresojmë, përafrimi që ka ndodhë në finalizimin e marrëveshjes mund të rezultojë me arritjen e marrëveshjes, ende ka nevojë me u qartësu pozicionet tona në mënyrë që me u eleminu çdo problem në të ardhmen”, tha ai.
“Emrat janë kredibil, është e drejtë e kryetarit të partisë në këtë rast e Kurtit me vlerësu se kush janë përfaqësuesit më të mirë të popullit, përshtypja ime e parë është se emrat janë kredibil janë përfaqësues dhe tani mbesin deputetet e Kuvendit me vendos për ta me i votu apo jo”, tha ai.
Haziri tha se LDK nuk i ka diskutuar emrat për kabinet qeveritar, shton se së pari duhet të nënshkruhet marrëveshja VV-LDK, më pas të miratohet nga Këshilli dhe Kryesia e LDK-së e në fund të diskutohen emrat për zëvendëskryeministër e ministra.
“Ne duhet të kryejmë marrëveshjen dhe pastaj të vendosim për emra, duhet kryer marrëveshjen, duhet vendos pastaj me kryesinë dhe këshillin e përgjithshëm të LDK-së dhe pastaj diskutojmë për emrat, e ky është larg si proces, pa u kry marrëveshja nuk vendosim për emrat”, shtoi Hazir.
Kujtojmë se takimi mes kryetarit të VV-së, Albin Kurti dhe kryetarit të LDK-së, Isa Mustafa, do të zhvillohet në pasditen e sotme, por që dy liderët ende nuk e kanë caktuar kohën dhe vendin e takimit.
Nga të dy partitë kanë deklaruar se janë përafruar qëndrimet për arritjen e marrëveshjes.












