Lobit serb në Paris i dështon keq protesta: Mbledh njerëz aq sa ju mund të mblidhni për t’i qarosur me kafe

Edhe pse kishin trumbetuar mbledhje masive, të dielën në Paris lobi serb nuk arriti t’i mobilizojë as 30 protestues. Në një protestë për t’u “solidarizuar” me Kishën serbe në Mal të Zi ranë në sy ekstremistët dhe mungesa e ndonjë mase. Protestën e organizoi një shoqatë ultra-nacionaliste që e quan veten “Kolektivi për Paqen në […]
Edhe pse kishin trumbetuar mbledhje masive, të dielën në Paris lobi serb nuk arriti t’i mobilizojë as 30 protestues.
Në një protestë për t’u “solidarizuar” me Kishën serbe në Mal të Zi ranë në sy ekstremistët dhe mungesa e ndonjë mase. Protestën e organizoi një shoqatë ultra-nacionaliste që e quan veten “Kolektivi për Paqen në Kosovë”.
Anëtarë të shoqatës janë partizanë të kauzave të Serbisë së Madhe, negacionistë të krimeve serbe në Ballkan dhe njerëz të njohur për afërsinë e tyre me Kremlinin. Ndër ta janë: Alexis Troude, Jacques Hogard, Paul Antoine, Nikola Mirkovic, Xavier Moreau, Sanella Nesic etj.
Analistë ndërkombëtarë pohojnë se rrjeti i tyre bën pjesë në përpjekjet e Serbisë dhe të Rusisë për t’i avancuar aksionet e tyre hibride kundër vlerave demokratike perëndimore.
Kohët e fundit shihet qartë se shteti serb është aktivizuar për të masivizuar lëvizjen e tyre kundër shtetit të Malit të Zi , por siç po vërehet me rastin e fundit, ata janë duke dështuar keq.












