Linjat ajrore anulojnë fluturimet nëpër Irak dhe Iran, pas sulmit mbi bazat ushtarake të ShBA-së

Linjat ajrore kanë anuluar fluturimet nëpër hapësirat e Iranit dhe Irakut dhe kanë ri-drejtuar të tjera larg hapësirave të të dyja shteteve, pas sulmit të raketave të Iranit ndaj forcave të ShBA-së, shkruan Reuters. Linja gjermane ajrore “Lufthansa”, ka qenë ndër ato të paracaktuara për fluturim por i kanë anuluar, megjithatë disa të tjera kanë […]
Linjat ajrore kanë anuluar fluturimet nëpër hapësirat e Iranit dhe Irakut dhe kanë ri-drejtuar të tjera larg hapësirave të të dyja shteteve, pas sulmit të raketave të Iranit ndaj forcave të ShBA-së, shkruan Reuters.
Linja gjermane ajrore “Lufthansa”, ka qenë ndër ato të paracaktuara për fluturim por i kanë anuluar, megjithatë disa të tjera kanë vazhduar operimet në këtë zonë.
Irani ka lëshuar disa raketa balistike nga territori i saj me target dy baza ushtarake amerikane në Irak, të mërkurën.
Ndalimi i fluturimeve ndodhi pak pas rrëzimit të aeroplanit ukrainas, duke lënë të vdekur 176 pasagjerët që ishin në të. /Periskopi/












