Ligjëron në universitetin numër një të Gjermanisë, por 29 vjeçarja nga Gjilani ende s’ka marrë ftesë nga UP

Ligjëron në universitetin numër një të Gjermanisë, por 29 vjeçarja nga Gjilani ende s’ka marrë ftesë nga UP

Majat në karrierën akademike mund t’i mbërrini edhe nëse bazat e formimit i keni marrë në vende si Kosova apo Shqipëria. Këtë e dëshmon rasti i Gresa Latifit, 29-vjeçares ambicioze, e cila tashmë punon si pedagoge në universitetin numër një të Gjermanisë. Latifi, pas përfundimit të doktoraturës në Milano, vazhdon kërkimet postdoktorale në Universitetin Teknik […]

Latifi, pas përfundimit të doktoraturës në Milano, vazhdon kërkimet postdoktorale në Universitetin Teknik të Munihut, ku jep lëndën e teknologjisë së avancuar dhe menaxhimit të inovacionit.

Pasi mori bazat e dijes në menaxhim dhe informatikë në Fakultetin Ekonomik në Universitetin e Prishtinës, Latifi tregon se vazhdimi i studimeve master në Gjermani ishte një rilindje për të në aspektin akademik.

“Dallimi më i madh ku e kam parë veten që ka rilindur ka qenë kur kam shkuar në Gjermani në 2015. Aty u ballafaqova jo vetëm me një shok kulturor por edhe të universitetit, e dija që ishte më mirë, por nuk e prisja aq shumë. Aty kam nisur gjithçka nga zero”, thotë Latifi.

29-vjeçarja nga Gjilani tregon se ende nuk ka marrë një ftesë nga Universiteti publik i Prishtinës, ndonëse do ta konsideronte një mundësi të tillë.

“Nga universiteti publik nuk ka pasur ndonjë ofertë konkrete, ndoshta nuk është kulturë tek ne që universitet t’i qasen individëve, jashtë ndodh, tek ne jo. Oferta kam marrë nga universitete private”, thotë 29-vjeçarja.

Mundësinë për të kontribuar në edukim në vendin e origjinës, Latifi ja ka krijuar vetë vetes, duke ndërtuar një kopsht.

Nisur prej eksperiencave të deritanishme, e reja zbulon dhe çelësin e suksesit për të gjithë të rinjtë që kanë synime për arritje të ngjashme.

“Puna e palodhshme është çelësi i çdo suksesi në jetë. Punë jo e përnjëhershme, punë sistematike, e vazhdueshme është diçka që garanton sukses”, thotë 29-vjeçarja.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?