Lideri suprem i Iranit udhëheq faljen e xhumasë

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të udhëheqë sot faljen e xhumasë në Teheren – për herë të parë në tetë vjet. Një veprim i tillë vjen në kohën kur Irani është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas nga ushtria iraniane, javën e kaluar. Udhëheqja e Iranit […]

Udhëheqësi suprem i Iranit, Ajatollah Ali Khamenei, do të udhëheqë sot faljen e xhumasë në Teheren – për herë të parë në tetë vjet.

Një veprim i tillë vjen në kohën kur Irani është përfshirë nga protestat anti-qeveritare, për shkak të rrëzimit të një avioni ukrainas nga ushtria iraniane, javën e kaluar.

Udhëheqja e Iranit është nën presion edhe për rënien e madhe ekonomike, për shkak të sanksioneve amerikane.

Të mërkurën, presidenti i Iranit, Hassan Rohani, bëri thirrje për unitet kombëtar.

Por, ai po ashtu i bëri thirrje ushtrisë që të japë llogari të plotë për mënyrën se si e rrëzoi avionin.

Avioni i Ukrainës ka qenë duke udhëtuar nga Teherani për në Kiev dhe është rrëzuar menjëherë pas nisjes, më 8 janar.

Të 176 pasagjerët në bord kanë humbur jetën.

Atoritetet iraniane fillimisht e kanë mohuar përgjegjësinë, por pas rritjes së presionit ndërkombëtar e kanë pranuar.

Disa orë para rrëzimit të avionit, ushtria iraniane ka sulmuar bazat amerikane në Irak, në shenjë hakmarrjeje për vrasjen e një komandanti të saj në një sulm të SHBA-së, më 3 janar.

Të ngjashme
"Pesë shokët nga Kosova u futën në det..."- Krejt si ndodhi tragjedia në Shëngjin ku mbetën të vdekur dy të rinj kosovarë

KOMF: Fëmijët nuk janë mjet për promovim të subjekteve politike

“Kaçaniku nuk pret, Kaçaniku vepron” – Hamza me thirrje për ndryshim nga Kaçaniku

Shqipëria e nis me humbje epokën Maran, Izraeli fiton në “Air Albania”

Analisti Bleron Baraliu: Ardian Gjini është lider i guximshëm e i mençur, Aleanca me potencial për ta zhbllokuar ngërçin politik

2 orë protestë në bulevard kundër projektit të Zvërnecit, qytetarët nuk i largon as shiu, thirrje për revolucion nga Kryeministria

Me cilat dokumente lejohet votimi? Sqaron KQZ-ja

Pas tragjedisë në Shëngjin, ambasadori i Kosovës në Shqipëri viziton të mbijetuarit: Janë në gjendje të mirë

Gjashtë klube të Premier League pas talentit të Barcelonës

Ballafaqimi që VV po e eviton këto zgjedhje: Pse askush nga partia e Kurtit nuk guxon të dalë në debat me Dardan Krasniqin?

Ismaili: Kurti e ka kthyer krizën në mënyrë qeverisjeje dhe përçarjen në mjet politik

Stuhitë i afrohen Shqipërisë dhe rajonit

Elmi Reçia publikon fakte: Si e bllokoi Qeveria Kurti projektin për Impiantin e Ujërave të zeza në Ferizaj?